LIVE UPDATES
Aktualitet

Kushi: Mësuesit e rinj do kalojnë 3 muaj periudhë prove, kush dhunon, nuk punësohet

Sipas ministers, të ‘dhunshmit’, me draftin e ri që pritet të kalojë në Kuvend do ta kenë të ndaluar të punësohen në institucionet arsimore.

15 Gusht 2022, 22:56 Nga F.M
Kushi: Mësuesit e rinj do kalojnë 3 muaj periudhë prove, kush
Evis Kushi

TIRANË- Ministria e Arsimit ka nxjerr një udhëzim për të për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare. Në udhëzimin që mban firmën e ministers së Arsimit, Evis Kushi bëhet me dije se të gjithë punonjësit e rinj duhet të kryejnë një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimin psiko-social para se të edukojnë nxënësit. Kushi shton se duke marrë shkas nga rastet e konstatuara ndër vite të mësuesve që kanë ushtruar dhunë, abuzim apo vepra të tjera penale ndaj nxënësve, është marrë përsipër nxjerrja e këtij udhëzimi. Sipas ministers, të ‘dhunshmit’, me draftin e ri që pritet të kalojë në Kuvend do ta kenë të ndaluar të punësohen në institucionet arsimore.

Shënimi i plotë:

Duke marrë shkas nga rastet e konstatuara ndër vite të mësuesve që kanë ushtruar dhunë, abuzim apo vepra të tjera penale ndaj nxënësve, përgjatë këtij viti shkollor kemi ndërmarrë një sërë iniciativash ligjore dhe nënligjore për të shmangur rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral, profesional dhe ligjor.

Në draftin e ri të ndryshimit të ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, i cili është në konsultim publik dhe do të shqyrtohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë, kemi parashikuar dispozita që ndalojnë përfshirjen në sistemin arsimor të personave të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucione arsimore parauniversitare, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

Por rreziku nuk vjen vetëm nga personat që kanë një precedent penal, por edhe nga personat që punësohen për herë të parë në institucionet tona arsimore. Ne nuk mund të presim të ndodhin rastet dhe pastaj të reagojmë, por kemi detyrimin që të marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik apo rast të mundshëm.

Prandaj, me qëllim që të garantojmë më shumë mbrojtje dhe siguri për fëmijët tanë, kemi miratuar Udhëzimin Nr. 28, datë 3.08.2022, i cili parashikon një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimin psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare.

Ky udhëzim është në përputhje të plotë me Kodin e Punës, i cili në Nenin 142, Pika 1 parashikon si kohë prove 3 muajt e parë të punës. Sipas pikës 2, kjo kohë mund të hiqet apo reduktohet me kontratën kolektive të punës, por kontrata kolektive në fuqi nuk ka asnjë përcaktim lidhur me kohën e periudhës së provës, duke ia lënë zbatimin drejtpërdrejt Kodit të Punës dhe akteve nënligjore në fuqi.

Periudha e provës është aplikuar nga strukturat tona arsimore në të gjitha periudhat. Madje në Udhëzimin e mëparshëm Nr. 38, datë 6.10.2015, Pika 4 e Kreut 4 parashikonte që kandidati emërohet me kontratë 1-vjecare (periudhë prove) dhe Pika 5 parashikonte që në përfundim të këtij afati parashikohet edhe vlerësimi psiko-social.

Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve tanë është prioritet absolut për MAS, prandaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë mësuesit, prindërit, por edhe institucionet e tjera qëndrore apo vendore që të respektojmë me përpikëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla. Gjithashtu, në vijim të masave të deritanishme, me fillimin e vitit të ri shkollor në zbatim të nismës “Stop Dhunës në Shkollë” fokusi ynë do të jetë nxitja e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar çdo rast dhune apo abuzimi.

Ndërkohë, angazhohemi fort dhe do të punojmë çdo ditë për të vlerësuar dhe lartësuar me respekt dhe dinjitet figurën e mësuesit, siç e meritojnë ata vetë, por edhe fëmijët dhe e gjithë shoqëria jonë.

evis kushi ministria e arsimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj