Berisha: Do krijojmë një agjenci të posaçme që do hetojë fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeveriv...
Aktualitet
“Ky është territor publik”/ Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj: Kjo është vjedhje e vullnetit popullor
Kjo është shoqëruar me reagime të menjëhershme nga ana e qytetarëve, të cilët cilët kanë kundërshtuar heqjen e këpucëve.
28 Qershor 2026, 11:50Nga E.d
Pamje
TIRANË- Një incident është shënuar pak minuta më parë para Kryeministrisë, ku policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para godinës qeveritare. Pas dëbimit të tyre, policia ka larguar edhe këpucët e vendosur në shkallët e godinës, të cilat simbolizonin largimin e të rinjve nga vendi si shkak i emigracionit. Kjo është shoqëruar me reagime të menjëhershme nga ana e qytetarëve, të cilët cilët kanë kundërshtuar heqjen e këpucëve.
“Mos i prekni këpucët, kjo është vjedhje e vullnetit popullor. Mos i ngacmoni veprat artistike të vendosura nga popull. Ky është territor publik”, dëgjohet të artikulojë një protestues në megafon.
Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 29-të, ku qindra mijëra qytetarë priten të mblidhen në Tiranë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim.
Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al