E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe gjashtë të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike, mes tyre edhe një 16-vjeçare.
SHKODËR- Një 'laborator' kanabisis është zbuluar në Shkodër në kuadër të operacionit “Ndërmollasi”. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe gjashtë të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike, mes tyre edhe një 16-vjeçare.
Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”, zbulohet një ambient ku përpunohej dhe përgatitej për shitje lënda narkotike kanabis.
Sekuestrohen 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh. Kapet dhe vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Vihen në pranga dhe 6 shtetase të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike.
Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të seksioneve të Forcës Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në këtë fushë.
Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. M., 35 vjeç, L. M., 51 vjeçe, A. Z., 22 vjeçe, L. K., 46 vjeçe, P. K., 43 vjeçe, Z. K., 18 vjeçe, dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër. Gjatë operacionit, është kryer kontroll në banesën e shtetasit R. M. (organizatori i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.
Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
çifti FRANCË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e rëndë në familjen shqiptare në Francë,...
Pamje nga vendngjarja KONISPOL- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi brutal që ndodh...
Çifti i bashkështortëve FRANCA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur shqiptarët në Francë, pasi një &c...
Foto nga vendngjarja TIRANA- Policia e kryeqytetit ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet t&e...
Foto ilustruese TIRANË– Policia e kryeqytetit ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet t&...
Viktimat FRANCË- Personat që shihni në foton ë mësipërme, janë Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 ...
Arrestimi LEZHA- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar ...
Klodian Rjepaj TIRANË- Kërkesa ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest n...
Foto ilustruse DIBËR- Policia ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar në Bulqizë. Ai është s...
Albi Çela, Samira Xhaferi SHBA- Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur më 11 nëntor në Cleveland të Ohios ...