14 Nëntor 2025, 13:59
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANË– Policia e kryeqytetit ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet të strukturuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas njoftimit të bluve, janë identifikuar 44 anëtarë të këtij grupi, ndërsa për 25 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë. Gjashtë persona të tjerë ishin arrestuar gjatë pesë muajve hetime, ndërsa 13 të dyshuar vijojnë të kërkohen.
Personat e arrestuar janë shtetasit me iniciale:
K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; si dhe dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç.
Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesa dhe ndaj personave u sekuestruan 2.4 kg kokainë, 16 kg lëndë narkotike Resin, 22 kg vaj kanabisi, sasi të tjera kanabisi, 121 200 euro, një pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Njofitmi:
Tiranë/Finalizohet pas 5 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti”.
Goditet një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike.
Identifikohen 44 shtetas, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre.
6 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.
Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj Cannabisi, sasi Cannabisi;
1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë, qindra fishekzjarrë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 5 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti”, për goditjen e një rrjeti të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.
13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj verpimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
policia e kryeqytetit banda kriminale
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 13:47
M.L
Viktimat
FRANCË- Personat që shihni në foton ë mësipërme, janë Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 ...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 13:31
M.L
Arrestimi
LEZHA- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar ...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 12:50
E.d
Klodian Rjepaj
TIRANË- Kërkesa ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest n...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 12:31
E.d
Foto ilustruse
DIBËR- Policia ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar në Bulqizë. Ai është s...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 12:28
M.L
Albi Çela, Samira Xhaferi
SHBA- Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur më 11 nëntor në Cleveland të Ohios ...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 12:28
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar një 50-vjeçar në Shkodër. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte ishte shpal...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 12:07
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- AKU ka bllokuar 50 ton misër për bagëti i cili vinte nga Serbia. Sasia e misrit është ndaluar në Elba...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 11:50
E.d
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Një person me origjinë shqiptare ka vrarë ba...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 11:32
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi jepnin para me fajde dhe më pas k&e...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 11:18
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Policia ka arrestuar tre persona në qytetin e Vlorës. Ata u arrestuan nga policia, pasi u kapën duke transportuar...