LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin, fluturon mbi një tjetër mjet. 3 vdesin, 3 të plagosur në spital...

• 3 të vdekur dhe 3 të plagosur. Ky është bilanci i aksidentit të sotëm në mbikalimin e Saukut. • Mësohet se një makinë që po vinte nga Shkoza, drejtuar nga 24-vjeçari Klevis Ruçaj, për shkak të shpejtësisë me të cilën po udhëtonte, ka humbur kontrollin, ka thyer barrierat e mbikalimit dhe ka rënë mbi një tjetër automjet. • Për pasojë, dy vajzta që ishin pasagjere në “Audi” kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi i mjetit 'Audi' ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të rënda. Ndërsa tre personat të cilët ndodheshin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur. • Dosja.al ka sjellë pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes, ku shihet dhe momenti që mbulohet trupi i viktimave.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ 'Fluturoi' makinën nga Unaza e Saukut në autostradë, kush është shoferi 20-vjeçar që humbi jetën

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Klevis Ruçaj

TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e 20-vjeçarit Klevis Ruçaj, i cili u aksidentua pasditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Mësohet se Ruçaj teksa po drejtonte mjetin tip Audi A8, ka humbur kontrollin dhe u përplas me bordurat anash rrethrrotullimit të Saukut dhe më pas ka përfunduar në autostradë sipër një makinë tjetër. 

Nga aksidenti përveç të riut kanë humbur jetën dhe dy vajza të tjera që ndodheshin në makinë me të, identitetet e të cilave ende nuk dihen. Po ashtu kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në makinën që Audi i ra për sipër.

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Klevis Ruçaj
3 VITE ME PARE

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Tiranë, vdes dhe shoferi i mjetit që çau barrierat

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Klevis Ruçaj

TIRANË- Klevis Ruçaj, 24-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Tiranë ku vdiqën dy vajza dhe u plagosën tre të tjerë, ka ndërruar jetë. Mësohet se Ruçaj ndodhej në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën dhe vetëm pak orë pas aksidentit, ka ndërruar jetë. Për rrjedhojë, numri i viktimave të shkaktuara nga ky aksident tragjik shkon në tre.

Njoftimi: Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Audi".

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite. Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn ndërruan tjetë. Tre personat që ndodheshin në makinën tjetër po marri mjekimin e nevojshëm tek spitali i Traumës.

3 VITE ME PARE

Aksidenti tragjik në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audit” që çau barrierat e mbikalimit të Saukut, la pas 2 viktima

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Klevis Ruçaj, 24 vjeç është personi që po drejtonte mjetin e llojit “Audi” që ra nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke sjellë kështu dy viktima. Ndërsa një prej të plagosurave është identifikuar si Alda Kurti, 51 vjeçe. 51-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës, bashke me Ruçajn dhe dy persona të tjerë që janë plagosur gjithashtu. Të plagosur kanë mbetur edhe O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin “Honda”.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite. Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn ndërruan tjetë. Tre personat që ndodheshin në makinën tjetër bashkë me vetë 24-vjeçarin ndodhen të plagosur tek Trauma.

3 VITE ME PARE

Zbardhet aksidenti TRAGJIK! 24-vjeçari me "Audi" erdhi me shpejtësi SKËTERRË nga Farka, u mori jetën dy vajzave që kishte në mjet

 

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Aksidenti tragjik

 

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë një tjetër njoftim në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi këtë pasdite. Në njoftim sqarohet dinamika e ngjarjes dhe bëhet me dije se në drejtimin e mjetit të llojit "Audi" që ra nga mbikalimi ishte një 24-vjeçar me inicialet K.R.. Për pasojë, "Audi" ra mbi kofanon e një makine të llojit "Honda". Për pasojë,dy vajzat që ishin në makinë me 24-vjeçarin ndërruan jetë. Vetë drejtuesi i "Audit" dhe katër personat që ndodheshin në makinën tjetër, kanë mbetur të plagosur.

Saktësim mbi informacionin paraprak të dhënë pak minuta më parë.

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip "Audi" dhe automjeti tip "Honda".

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip "Honda", me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin "Audi" si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

3 VITE ME PARE

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Tiranë, 2 gra të vdekura 

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Pamje nga nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Nga ngjarja e ndodhur në orën 18.05 të pasdites së sotme, një mjet i drejtuar nga Q.K. ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi kofanon e mjetit që po vazhdonte rrugën e tij poshtë mbikalimit. Si pasojë kanë humbur jetën dy gra, ndërsa në spital janë 3 të tjerë: Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

3 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA- Pa shenja në asfaltin e rrugës, makina “fluturon” nga mbikalimi i Saukut, e reja ndërroi jetë në vend

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,

TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Tiranës, pranë Saukut, ku duket edhe trupi i një viktime që ka fluturuar nga makina duke gjetur vdekjen në vend. Ajo është mbuluar me batanije nga forcat e ndihmës së shpejtë për të mos qenë e ekspozuar për të tjerët, por përveç viktimës ka 3 persona të tjerë që janë në gjendje të rëndë. 

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një makinë ka humbur kontrollin në mbikalim dhe ka ka rënë sipër një mjeti tjetër, e dëri më tani se mjeti që ka dalë nga mbikalimi ka qenë me shpejtësi, e përveçse ka rënë mbi kofanon e makinës që po kalonte poshtë tyre, janë përplasur edhe me betonin e bordurës së poshtme. Goditje që qenë fatale për ta. Hetimi i plotë i ngjarjes do të zbulojë se çfarë ka ndodhur sot. 

 

3 VITE ME PARE

KUJDES- PAMJE TË RËNDA: Aksidenti në Tiranë, një grua e nxorrën me barrelë nga mjeti, një burrë në gjendje shoku i shtrirë në rrugë. E morën prej krahësh në ambulancë

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një person është në gjendje shoku, i shtrirë në mes të rrugës, pas aksidentit të ndodhur në autostradën Tiranë- Elbasan. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, makina që vinte nga Elbasanit, ka thyer barrierat dhe i ka rënë sipër një mjeti tjetër tip "Hyundai". 

Nga brenda makinës, me barrelë është marrë një grua që nuk ka lëvizur për asnjë moment gjatë gjithë kohës që e kishin kapur kamerat. Madje e morën në krahë për ta futur në ambulancë, ndërsa një burrë që ishte i shtrirë në rrugë nuk ka reaguar për asnjë sekondë, madje nga asfalti e kanë ngritur nga krahët për ta futur më pas në ambulancë. Në asnjë moment ai nuk ka reaguar. 

3 VITE ME PARE

PAMJE TË TJERA/ Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet, si ndodhi aksidenti tragjik

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Dosja.al ju sjell të tjera pamje nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë pasdite në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, makina ka thyer barrierat e mbikalimit dhe ka përfunduar mbi një tjetër makinë. Për pasojë, një grua ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër person ndodhet në gjendje të rëndë. Zona është e rrethuar nga poliica. Shkaqet e aksidentit nuk dihen. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Ja si ka ndodhur aksidenti i rëndë te nënkalimi i TEG, një viktimë, tjetër grua në gjendje të rëndë. Ja ç'duket nga vendi i ngjarjes...

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Dalin pamjet e para nga një aksident i rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e nënkalimit, në autostradën Tiranë-Elbasan. Nga të dhënat e para dyshohet se një person është nxjerrë në gjendje kritike nga makina, e cila është shkatërruar, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë. 


Forca të shumta policie dhe autoambulanca janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila ka bllokuar të gjithë zonën dhe trafikun. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Aksidenti i rëndë në Tiranë, një grua e pajetë në mjet, një tjetër u nxorr në gjendje të rëndë

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur këtë pasdite në aksin Tiranë-Elbasan. Paraprakisht raportohet se një grua ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër person ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi këtë pasdite. Një makinë që vinte nga Elbasani ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë është përplasur me një tjetër mjet. Të dyja makinat janë copëtuar. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti tek autostrada Tiranë-Elbasan, FOTO e makinës copë e çikë. Nxorrën një njeri në gjendje të rëndë

Aksident TRAGJIK në Tiranë/ "Audi" çan mbikalimin,
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Dalin pamjet e para nga mjeti i aksidentuar tek autostrada Tiranë-Elbasan, pasditen e sotme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme nga JOQ, makina e aksidentuar është bërë "copë e çikë", por nuk dihet nëse ka viktima nga ngjarja e rëndë. Deri më tani, burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije se ambulanca ka nxjerrë një njeri në gjendje të rëndë, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit. 

aksidenti tragjik ne tirane klevis rucaj alda kurti

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait