Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Pjesëtimi'.
DURRËS- Një shumë prej 34 mijë eurosh janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Policia njofton se në pranga është vënë një 38-vjeçar i cili tentoi të fuste në vendin tonë, 34 000 euro që ua kishte ndarë pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Pjesëtimi'. 38 vjeçari me iniciale J. Z., banues në Tiranë do të përballet me akuzën për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
NJOFTIMI I POLICISË-
Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtimi”, sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Operacioni, nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, falë inteligjencës informative.
Tentoi të fuste në vendin tonë, 34 000 euro që ua kishte ndarë pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.
Shkon 6 numri i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Foto ilustruese Shqiptarët po largohen dhe ky është një problem i madh për bizneset italiane që operojnë në vend. P...
Foto Ilustruese AUSTRI- Një 31-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar, shqiptar i Kosovës janë vënë nën hetim n...
Adnan Dibrani TIRANË- Adnan Dibrani, deputeti shqiptar në Suedi që është shpallur hero në Malin e Zi ka treguar se si e shp&e...
Urbani TIRANË- Shofer i autobusit të linjës së Laprakës, G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë është vë...
Lushnje LUSHNJE- Fenomeni i vjedhjeve në zonën e Lushnjës po kthehet në një makth për banorët. Pas zonës së Da...
Viola Sterjo KORÇË- Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj...
Arlind Lagji FIER- Vihet në pranga Arlind Lagji, ish-drejtori i doganës së Fierit, i cili shkaktoi një ditë më parë...
Algert Belulaj TIRANË- Pas aksidentit të dyfishtë të shkaktuar nga ish-drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji, ku u plago...
Lefter Alla TIRANË- Zbardhet vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që i tha tenderin firmës që kishte lidhje me...
Policia BELGJIKË- Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, duke vënë pas hekurave 18 persona. Sipas mediave të ...