13 Nëntor 2024, 11:43
Nga I.A
Laert Haxhiu
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, i akuzuar si autori i Masakrës së Lushnjes. Mësohet se në seancën e sotme gjyqsore, avokati i Haxhiut ka kërkuar shpalljen të pafajshme të klientit të tij për mungesë provash.
Haxhiu apeloi vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. Dënimi ndaj tij u dha për vepra penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si ndodhi Masakra e Lushnjes?
Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.
laert haxhiu
Aktualitet
13 Nëntor 2024, 11:01
I.A
Laert Haxhiu
TIRANË- Seanca gjyqsore ndaj Laert Haxhiut po vijon në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Avokati i Haxhiut Detar H...
Aktualitet
13 Nëntor 2024, 10:17
ZH.LL
Foto ilustruese
ITALIA- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Në kuadër të një ope...
Aktualitet
13 Nëntor 2024, 10:20
M.B
Laert Haxhiu
TIRANA- Ka nisur seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun i cili kundërshton vendimin e shkallës...
Aktualitet
13 Nëntor 2024, 09:14
ZH.LL
Foto ilustruese
ITALIA- Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi qarkullonte m...
Aktualitet
13 Nëntor 2024, 08:17
M.B
Foto nga kampi i Gjadrit
LEZHA- Forcat e policisë italiane të pranishme në ambientet e kampeve të emigrantëve në Shë...
Aktualitet
13 Nëntor 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Popullsia e qytetit të Tiranës pa përfshirë njësitë administrative ish-komunat rezultoi 389,323 banor...
Aktualitet
13 Nëntor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për s...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 22:43
r.ll
emigrantet
ITALI- Gazeta italiane, "Il Giornale" i ka kushtuar një artikull vendimit të Gjykatës së Romës lidhur me zbatimin e mar...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 22:13
r.ll
foto e fabrikes dhe ndotjes
LEZHË- Banorët e Bashkisë së Lezhës kanë bërë sot me dije se autoritetet kanë...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 21:34
r.ll
foto ilustruese
PËRMET- Emisioni investigativ Fiks Fare bëri një vëzhgim në zonën turistike, ku deri më sot janë zb...