Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
"Ndotja na rrezikon shëndetin"/ Fitorja e parë për qytetarët e Lezhës, Agjensia Kombëtare e Mjedisit pezullon aktivitetin e fabrikës së përpunimit të mbetjeve
Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije pas ankesës së tyre Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e kompanisë I.N.C.A.
12 Nëntor 2024, 22:13Nga r.ll
foto e fabrikes dhe ndotjes
LEZHË- Banorët e Bashkisë së Lezhës kanë bërë sot me dije se autoritetet kanë bërë hapin e parë për ndalimin e ndotjes nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore.
Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije pas ankesës së tyre Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e kompanisë I.N.C.A.
POSTIMI I PLOTË:
NJË FITORE E PARË PËR QYTETARËT E LEZHËS
Agjensia Kombëtare e Mjedisit gjobit dhe pezullon aktivitetin e kompanisë I.N.C.A.
Pas ankesës tonë, AKM ka inspektuar kompaninë I.N.C.A. dhe ka konkluduar se shkarkimet e subjektit janë mbi normat e lejuara, duke konfirmuar që shqetësimi i qytetarëve ishte i drejtë. Tashmë çdo qytetar që e sheh fabrikën të punojë, mund ta denoncojë në polici.
Kjo fitore u arrit vetëm përmes organizimit qytetar.
Më herët banorët kanë kërkuar vazhdimisht zhvendosjen e fabrikës nga zona e banuar, pasi sipas tyre ndotja dhe aromë e rëndë e krijuar po ju rrezikon shëndetin. Sipas tyre situata është bërë e padurueshme në vitin 2019, që kur kompania ka vendosur impiantin e përpunimit të mbetjeve shtazore.