LIVE UPDATES
Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku

Në media raportohet se Boshnjaku i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

22 Korrik 2025, 13:26 Nga M.B
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku
Saimir Boshnjaku

TIRANA- Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH, Saimir Boshnjaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në media raportohet se Boshnjaku i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ai mbante detyrën e Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin nga data 20 korrik 2022.

Karriera e Saimir Boshnjakut

Boshnjaku ka filluar karrierën e tij pranë Gardës së Republikës, në muajin korrik të vitit 1992, ku ka shërbyer deri në vitin 2002. Gjatë karrierës së tij në Gardën e Republikës, Boshnjaku ka shërbyer në funsione të ndryshme drejtues si Komandat Toge, Komandat Kompanie, Specialist/Kordinator në Degën e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore (për delegacionet e huaja), Oficer Shoqërues Personal në Degën e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Në muajin mars të vitit 2002, Boshnjaku filloi karrierën e tij në Policinë e Shtetit si Inspektor i Zyrës Rajonale të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Tiranë, deri në muajin prill të vitit 2004. Në vijim ai ka mbajtur detyra të ndryshme drejtuese, si: Kryekontrollor, në Komisariatin e  Policisë Kufitare dhe Port Durrës (Prill 2004 – nëntor 2004, Komandant Grupi, në Komisariatin e Policisë Fier (Nëntor  2004 – mars 2006), Shef i Sektorit për Trajtimin e të Huajve dhe Migracionit, në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Prill 2006 – dhjetor 2007), Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2007 – qershor 2010), Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin (Qershor 2010 – korrik 2010), Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës (Korrik 2010 – dhjetor 2011), Drejtor i  Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2011 – tetor 2012), Specialist/Kordinator në Drejtorinë e Studimeve Strategjike dhe Botimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit (Tetor 2012 – korrik 2013), Zëvëndësdrejtor për Sigurinë Publike dhe Shef i Sektorit të Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër (Korrik 2013 – nëntor 2014), Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale dhe Hetimit, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2013 – nëntor 2014), Specialist në Sektorin e Imigracionit në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin (Nëntor 2014 – tetor 2021) dhe Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Tetor 2021- korrik 2022).

Në tetor 2002, ka ndjekur Kursin e kualifikimit të Avancuar për Gjuhën Angleze, pranë Akademisë Ndërkombëtar të Agjensive të Zbatimit të Ligjit, ILEA, në Budapest, Hungari. Ai ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme si: “Lufta ndaj Trafikimit të Femrave për Shfrytëzim Prostitucioni“, organizuar nga Ministria e Rendit Publik  dhe Ambasada Franceze (Nëntor  2003), Kurs për Policinë Kufitare për Trajnimin e Komandantëve të Pikave të Kalimit Kufitar, Programi Komandantëve Ndërkombëtarë, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), në Hungari (maj 2004), “Kurs i avancuar për Menaxhimin“ organizuar nga Akademia Amerikane e Zbatimit të Ligjit, ILEA, në Roswell, New Mexico, SHBA, (14 janar – 12 shkurt 2006), “Kurs për Strategjitë e Komandimit”, organizuar nga Misioni Policor PAMECA dhe ICITAP, në Tiranë (22 mars – 29 korrik 2006), si dhe ka marrë pjesë në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve “ Përpjekjet Bashkëpunuese në Luftën kundrër Krimit Ndërkombëtar, në SHBA (15 prill – 3 maj 2013).

saimir boshnjaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj