LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak! Vendi ynë, nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Revista “The Economist” renditI 178 vende duke u bazuar në tre tregues.

22 Korrik 2025, 07:35 Nga M.B
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak! Vendi ynë,
Foto ilustruese

TIRANA- Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët. Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Revista “The Economist” renditI 178 vende duke u bazuar në tre tregues.

I pari është Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë sipas kursit të këmbimit të tregut. Ky është një tregues i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i përdorur gjerësisht. Por ai nuk merr parasysh ndryshimet e çmimeve mes vendeve. Treguesi i dytë rregullon të ardhurat në raport me koston lokale të jetesës (i njohur si barazia e fuqisë blerëse, ose PPP). Ky jep një pasqyrë më të saktë të standardit të jetesës, por nuk merr parasysh kohën e lirë: pjesëmarrja në tregun e punës dhe gjatësia e orarit të punës ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Treguesi i fundit kombinon të dyja aspektet: çmimet lokale dhe orët e punës, duke ofruar kështu një matës më të plotë të mirëqenies reale. Në renditje përfshihet dhe Shqipëria e vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore, pa Kosovën. Në treguesin e të ardhurave për frymë, me 10 mijë dollarë, Shqipëria lë pas si Bosnjë Hercegovinën (gati 9 mijë dollarë), ashtu dhe Maqedoninë e Veriut (9.3 mijë dollarë), ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë përkatësisht 13 dhe 13.5 mijë dollarë të ardhura për frymë në vit. Shqipëria është e teta në gjithë Europën për renditjen nga fundit të vendeve që kanë të ardhura më të ulëta për frymë, duke lënë pas Azerbaxhanin, Moldavine, Bjellorusinë, Armeninë, Bosnjë hercegovinën, Gjerogjinë, Maqedoninë e Veriut.

Por, kur kalohet në dy treguesit e tjerë, që marrin në konsideratë si diferencat e çmimeve (që përshtat të ardhurat për ndryshimet e kostos së jetesës në vende të ndryshme) ashtu dhe treguesi i fundit që llogarit të ardhurat duke u bazuar në çmimet dhe orët që punohet (Tregon sa pasuri gjenerohet realisht për orë pune në çdo vend. Ky është treguesi më i drejtë për të krahasuar efikasitetin ekonomik të popullsisë punëtore), të ardhurat relative ulen, duke reflektuar çmimet e shtrenjta, ndërkohë që orët e punës janë të gjata. Shqiprarët kanë të ardhurat më të ulëta në rajon, krahasuar me fuqinë blerëse, pas Bosnjë Hercegovinës dhe janë të katërit në Europë, pas Moldavisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Armenisë.

Të ardhurat e rregulluara për çmimet dhe orët që punohet, në Shqipëri në vitin 2024 ishin 26.4 mijë dollarë, nga 22 mijë dollarë në Bosnjë Hercegovinë. Të dhënat tregojnë qartë se shqiptarët janë ndër punëtorët, që ndonëse kanë orë të gjata pune, janë më pak më të shpërblyerit. Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut kjo shifër arrin në mbi 30 mijë dollarë dhe, në Serbi 31.6 mijë në Mal të Zi në mbi 36 mijë, Shqipëria mbetet shumë më pas në vlerën ekonomike që prodhon për çdo orë pune.

Madje, edhe Bosnja dhe Hercegovina, me një PBB nominale më të ulët për frymë, arrin të ketë një produktivitet të krahasueshëm me Shqipërinë kur bëhet fjalë për të ardhurat efektive të punës. Ky pozicionim i dobët lidhet jo me numrin e ulët të orëve të punës, përkundrazi Shqitarët punojnë një rekord prej 43.7 orë në javë, nga 36.1 orë mesatarja europiane, por me strukturën e tregut të punës dhe natyrën e ekonomisë shqiptare.

Pjesa më e madhe e punës kryhet në sektorë me vlerë të ulët të shtuar – si bujqësia informale, tregtia e vogël apo shërbimet jo-produktive – të cilat nuk gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme krahasuar me kohën e investuar. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, hendeku është edhe më i madh. Sipas The Economist, vendet si Zvicra dhe Irlanda arrijnë të gjenerojnë mbi 90 mijë dollarë për frymë në vit të korrigjuar për orë pune. Edhe vende me ekonomi më të strukturuara si Gjermania, Austria apo Suedia luhaten në shifrat 70–80 mijë dollarë. Shqipëria, me pak më shumë se 26 mijë, mbetet shumë larg këtij standardi.

Analiza e The Economist shtron një mesazh të qartë për vendet në zhvillim si Shqipëria: rritja e produktivitetit nuk vjen vetëm nga më shumë punë, por nga punë më efikase, më të mirëpaguar dhe në sektorë me teknologji më të lartë dhe me më shumë vlerë të shtuar. Në mungesë të reformave strukturore në arsim, punësim dhe teknologji, Shqipëria rrezikon të ngelet një vend ku punohet shumë, por ku shpërblimi ekonomik mbetet modest./ Monitor

puna shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet