29 Tetor 2022, 13:48
Nga A.B
Sekuestrimet
LEZHË- Tre persona janë arrestuar nga policia në Lezhë. Në pranga kanë përfunduar: D. K., 26 vjeç dhe E. Gj. 24 vjeç. Këta persona janë ndjekur gjatë një hetimi disajavor proaktiv, si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të banesave, u janë gjetur rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën informative, është kapur në flagrancë, në Laç, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 85 gramë.
NJOFTIMI:
DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Plani". Sekuestrohet sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 3 shtetas. Në vijim të punës hetimore për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, duke ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun, si dhe duke përdorur hetimet proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Plani". Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. K., 26 vjeç dhe E. Gj. 24 vjeç. Këta shtetas janë ndjekur gjatë një hetimi disajavor proaktiv, si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të banesave, u janë gjetur rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën informative, është kapur në flagrancë, në Laç, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 85 gramë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
arrestim ne lezhe
Aktualitet
29 Tetor 2022, 13:39
A.B
Sekuestrimet
PËRMET- Një konflikt me sende të forta ka çuar në pranga autorin e dyshuar të identifikuar si K.N., 48 vje&cce...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 13:27
A.B
Policia
POGRADEC- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 13:20
A.B
Ambulance
SARANDË- Një tjetër person ka ndërruar jetë në vend pasi është rrëzuar nga pema. Në Sarandë...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 12:59
A.B
Selami Jenishehri
TIRANË- Të gjithë e mbajmë mend ish-deputetin Selami Jenishehrin që lëvizte me biçikletë roz&eu...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 12:52
A.B
Ambulance
VLORË- Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë pasi është rrëzuar nga pema. Policia informon ...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 12:39
A.B
Ruset e arrestuar
TIRANË- Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe Fedis Alpatov, të arrestuarit pas sulmit në uzinën armëve në ...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 11:25
A.B
Fatmir Manellari, Safet Hyskollari
POGRADEC- I biri i autorit që u arrestua për vrasjen e bashkëfshatarit në Pogradec, Ronaldo Manellar...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 11:08
A.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për ngacmimi seksual të...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 10:54
A.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Policia është informuar nga banorët e zonës për rikthimin e Fatmir Manellarit në banesë. Autor...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 10:41
A.B
Gentian Malindi
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur t...