29 Tetor 2022, 13:39
Nga A.B
Sekuestrimet
PËRMET- Një konflikt me sende të forta ka çuar në pranga autorin e dyshuar të identifikuar si K.N., 48 vjeç, ndërsa i biri J.N., 25 vjeç është shpallur në kërkim. Ditën e djeshme, të dy kanë goditur me leva 3 persona të identifikuar me incialet Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., të cilëve iu kanë shkaktuar dëme të rënda. Në pranga ka rënë dhe një tjetër, Gj. B., 45 vjeç i cili ndihmoi autorin e dyshuar, për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
Babë e bir, të dy banues në Përmet, akuzohen për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditën me sende të forta, 3 shtetas, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda, vihet menjëherë në pranga, njëri nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim djali i tij. Arrestohet edhe një shtetas tjetër i cili ndihmoi autorin e dyshuar të arrestuar, për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në vendin e quajtur "Agjencia", Përmet, u konfliktuan me sende të forta, shtetasit K. N. dhe J. N. (babë e bir) me shtetasit Dh. Xh., K. XH. dhe E. A. dhe për pasojë u dëmtuan shtetasit Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 48 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin J. N., 25 vjeç (djali i shtetasit K. N.), të dy banues në Përmet, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Gj. B., 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi pas ngjarjes, ka ndihmuar shtetasin K. N., për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Shtetasit K. N. dhe Gj. B., në momentin e ndalimit, kanë kundështuar me forcë punonjësit e Policisë. Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit J. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
sherr ne perme permet
Aktualitet
29 Tetor 2022, 13:27
A.B
Policia
POGRADEC- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 13:20
A.B
Ambulance
SARANDË- Një tjetër person ka ndërruar jetë në vend pasi është rrëzuar nga pema. Në Sarandë...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 12:59
A.B
Selami Jenishehri
TIRANË- Të gjithë e mbajmë mend ish-deputetin Selami Jenishehrin që lëvizte me biçikletë roz&eu...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 12:52
A.B
Ambulance
VLORË- Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë pasi është rrëzuar nga pema. Policia informon ...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 12:39
A.B
Ruset e arrestuar
TIRANË- Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe Fedis Alpatov, të arrestuarit pas sulmit në uzinën armëve në ...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 11:25
A.B
Fatmir Manellari, Safet Hyskollari
POGRADEC- I biri i autorit që u arrestua për vrasjen e bashkëfshatarit në Pogradec, Ronaldo Manellar...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 11:08
A.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për ngacmimi seksual të...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 10:54
A.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Policia është informuar nga banorët e zonës për rikthimin e Fatmir Manellarit në banesë. Autor...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 10:41
A.B
Gentian Malindi
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur t...
Aktualitet
29 Tetor 2022, 10:37
A.B
Mallrat e sekuestruar
TIRANË- Disa persona janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për mallra kontrabandë. Në kuadër t...