29 Gusht 2023, 09:33
Nga A.B
Morine
KUKËS- Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 25 vjet burgim, nga autoritetet e Perusë, për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit, arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari. U ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale "Trafikimi i armëve" dhe "Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare", të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 25 vjet burgim, nga autoritetet e Perusë, për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit, arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari. Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale "Trafikimi i armëve" dhe "Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare", të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.
dmytro chornyi
Aktualitet
29 Gusht 2023, 09:17
A.B
Policia
PËRMET- Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi i vodhi celularin një turisti italian.&n...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 09:11
A.B
Qeveria gjermane flet për një “fillim të ri për mbështetjen e familjes”: është arritur një marrëveshj...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 09:05
A.B
Mot
VLORË- Moti i keq ka prekur disa qytete në vend. Vlora është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë d...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 08:22
A.B
Momenti kur heqin GPS
BRITANI E MADHE- Në rrjetet sociale po publikohen pamjet kur emigrantët shqiptarë tentojnë të heqin nga...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 07:43
A.B
Klajdi Bitri dhe autori
ITALI- Një "shembull i përsosur i integrimit"- kështu e përshkruajnë mediat italiane të riun shq...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 07:37
A.B
Tirane
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e sotme pritet të ketë reshj...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 07:21
A.B
Policia greke
GREQI-Përpjekja e një të riu të huaj për t'u arratisur drejt Shqipërisë duke kaluar në komisaria...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 07:19
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Kërkesa për punonjës të teknologjisë dhe informacionit (TIK) po rritet me ritme më të ...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 07:09
f.i.
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë sot do të jetë me kusshte të paqëndrueshme atmosferike. Në pjesën e parë...
Aktualitet
29 Gusht 2023, 07:12
A.B
Ushqim
Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Shqipëri nuk mund të paguanin një dietë të shëndetshme n&...