17 Qershor 2023, 09:53
Nga A.B
Naum Prifti
TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçarja Naum Prifti, shkrimtar, skenarist, eseist, dramatug, një figurë e rëndësishme e letrave dhe kulturës shqiptare. Prifti jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për vite me radhë drejtoi dhe 'Vatrën', duke u bërë një zë i fortë i çështjes shqiptare, ashtu si kohë më parë vëllai i tij Peter Prifti.

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës, ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punoi një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vazhdoi studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.
Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 1991, emigron në Amerikë (Neë York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe. Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, detyrë që e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash./Dosja.al
naum prifti
Aktualitet
17 Qershor 2023, 09:09
A.B
Euro
TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me&nbs...
Aktualitet
17 Qershor 2023, 08:11
A.B
Asim Murtari
BRITANI E MADHE- Asim Murtari i cili u deportua nga Britania pasi përdori një emër të rremë për të marr&eum...
Aktualitet
17 Qershor 2023, 08:10
A.B
Policia
KORÇË- Finalizohet operacioni antidrogë në Korçë. Drejtoria vendore e policisë së juglindjes zhvilloi o...
Aktualitet
17 Qershor 2023, 07:35
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme do jetë me vranësira dhe shira ku më prezente do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht ...
Aktualitet
16 Qershor 2023, 22:35
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar me thikë në mes të rrugës në Itali nga një pers...
Aktualitet
16 Qershor 2023, 22:22
I.A
Pjese nga videoja
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me videon seksuale të kryebashkiakut të dorëhequr t&eu...
Aktualitet
16 Qershor 2023, 22:14
I.A
Argjiro Dimo
ELBASAN- Një qytetare nga Elbasani është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se numri i pallatit të saj nuk p...
Aktualitet
16 Qershor 2023, 21:54
I.A
Ylli Rërëza
ROSKOVEC- Ylli Rërëza banor i Fshatit Vlosh në Njësinë Administrative Kurjan, Bashkia Roskovec ka kërku...
Aktualitet
16 Qershor 2023, 20:08
I.A
Qytetaret
TIRANË- Qytetarët sot kanë dalë në protestë para kryeministrisë duke kundërshtuar qëndrimin që ...
Aktualitet
16 Qershor 2023, 19:42
I.A
Qytetaret
TIRANË- Qindra qytetarë kanë dalë në protestë ditën e sotme para kryeministrisë në mbrojtje t&e...