LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- 'Toka e Artë' në Dibër, sekuestrohet mbi 1 ton lëndë plasëse, arrestohen 6 persona (DETAJE)

Policia mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashu, i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve.

26 Tetor 2022, 15:19 Nga A.B
VD- 'Toka e Artë' në Dibër, sekuestrohet mbi 1 ton
Konferenca e policise

DIBËR-Sekuestrohen 1 ton lëndë plasëse në Dibër. Tritoli i cili është vënë nën sekuestro përdorej për hapjen e minierave. Si rezultat i operacionit të Policisë së Dibrës janë arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen se tregtonin lëndë plasëse pa leje.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtues Dhimitraq Ziu, së bashku me prokurorin Urim Buci, në konferencë për shtyp, për rezultatet e operacionit policor të koduar “Toka e artë”. Ata bënë të ditur se janë vënë në pranga dy vëllezërit: B. K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Krastë, përvetësues dhe shfrytëzues, në mënyrë të paligjshme, të një miniere në Batër, Krastë. Këta persona u arrestuan për veprat penale "Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve”.

Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike.
 Gjithashtu, është arrestuar shtetasi H. B., 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive".

Në vijim të operacionit janë arrestuar dhe tre persona të tjerë.

Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K. L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse. Policia mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashu, i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.


Policia e Shtetit gjatë një konference për shtyp bëri me dije se gjatë operacionit u sekuestruan 20 kallëpë lëndë plasëse, 8 kilogramë dinamt dhe 15 kapsolla të cilat dyshohet se pëdoreshin në kushte të rrezikshme në minierë, ndërsa njëkohësisht u arrestua edhe 38-vjeçari H. B i cili ishte punonjës në galerinë e vëllezërve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Së bashku me prokurorin jemi këtu, për të bërë prezent për ju dhe nëpërmjet jush, për publikun, rezultatet e operacionit policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit janë goditur raste të shfrytëzimit të minierave, në mënyrë të paligjshme, të magazinimit dhe tregtimit të lëndëve plasëse, të fshehjes së të ardhurave dhe të punësimit të paligjshëm. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas shfrytëzonin një minierë, në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa të tjerë tregtonin lëndë plasëse po në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

B. K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Krastë, përvetësues dhe shfrytëzues, në mënyrë të paligjshme, të një miniere në Batër, Krastë.

Këta shtetas u arrestuan për veprat penale "Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve” Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike. Gjithashtu, është arrestuar shtetasi H. B., 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Në vijim të operacionit janë arrestuar dhe shtetasit:

I. L., 34 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Fshehja e të ardhurave", pasi në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton e 56 kilogramë lëndë plasëse dinamit dhe 2275 kapsolla elektrike; shtetasi E. L., 33 vjeç, me detyrë minator/zjarrmëtar në këtë subjekt; K. L., 48 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", pasi në subjektin e tij janë sekuestruar 96 kg lëndë plasëse dhe 1525 kapsolla elektrike. Gjithsej janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike dhe janë vënë në pranga 6 shtetas.Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K. L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse. Në bazë të VKM-së nr. 313, të datës 15.04.2015, Policia mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashu, i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. Njëkohësisht, ndaj këtyre dy subjekteve të konstatuara në paligjshmëri me lëndët plasëse po vijojnë hetimet për mënyrën e pajisjes me licencë nga organet përkatëse, për hetimin e ngjarjeve të ndodhura me lëndë eksplozive më parë, në qarkun e Dibrës, si dhe në bashkëpunim me qarqet e tjera, për të parë nese këto subjekte kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndës plasëse, personave të paautorizuar nga ligji. Ndërkohë, nga ana e strukturave të DVP Dibër do të vijojnë kontrollet për zbatimin e ligjshmërisë për pajisjen e subjekteve të tjera me licencën për ushtrimin e këtij aktiviteti. Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Dibër se strukturat policore të këtij qarku janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë, si dhe për të goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër dëshiroj të ftoj sërish qytetarët që të besojnë dhe të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë e qarkut, pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient sa më të sigurtë për fëmijët tanë.

sekuestrohen 1 ton lende plasese ne diber diber operacioni toka e arte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj