LIVE UPDATES
Aktualitet

Sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë me vlerë 1.8 mln euro! Ishin regjistruar me dokumente false në emër të Kristo Gjokës

Ishte Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ajo që vendosi masën “Sekuestro Preventive” të tokës në zonën e Livadhit në Himarë.

26 Tetor 2022, 15:15 Nga k.m.
Sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë me vlerë 1.8 mln euro!
Kristo Gjoka

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 6000 m2 tokë në Himarë më vlerë 1.8 mln euro, të cilat ishin regjistruar me dokumente të falsifikuara në emër të Kristo Gjokës. Ishte Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ajo që vendosi masën “Sekuestro Preventive” të tokës në zonën e Livadhit në Himarë. E gjitha pasi nga hetimi rezultoi se pasuria e regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë (ASHK) është regjistruar me dokumenta të falsifikuara, ndaj dhe Gjykata ka vendosur masën e sekuestros mbi pasurinë, e cila me vlerën e tregut përllogaritet se kap vlerën e 1.8 milionë eurove. 

Po ashtu, më tetor të vitit 2019, Kristo Gjoka pati probleme me disa prona të tjera në jug. Asokohe, ai doli në një deklaratë për mediat pasi kallëzoi 13 persona, mes tyre dhe biznesmenin Alban Xhillari. E gjitha ka nisur me një kërkesë për t’a tjetërsuar këtë pronë, për t’a kaluar si një tokë shtetërore. Familja Gjoka e ka fituar çështjen në gjykatë dhe vendimi është i formës së prerë.

Në 12 shkurt të atij viti, gjykata e Apelit në Vlorë kishte vendosur që t’i jepte pronën familjes Gjoka dhe ta lejonte regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë vendosi anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kishin hyrë në konflikt ishte trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.

Për çështjen pati dhe një seri shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës, duke numëruar 3 drejtorë të larguar, e duke përfshirë edhe 3 nëndrejtorët. Drejtorët e larguar pretendonin se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohej, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, caktoi masën e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për një sipërfaqe totale prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë. Vlera e pasurisë të sekuestruar, sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 1 800 000 euro.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në datë 07.09.2021, ka regjistruar proçedimin penal me nr.1300, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 248, 186 dhe 287 të K.Penal. Nga hetimi rezultoi se pasuria e regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë (ASHK), në nenin hipotekor 235, datë 01.09.2020, ZK.1952, Himarë, është regjistruar me dokumente të falsifikuara në emër të shtetasit K. Gj.

Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe aktit të ekspertimit tekniko-grafik të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i kësaj praktike që bën fjalë për pasuri të regjistruar në zonën e Livadhit Himarë, ka rezultuar i falsifikuar.

Nga aktet hetimore, provohet se i dyshuari shtetasi K. Gj., banues në Himarë, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë, AMTP-në, formularin nr.6, si dhe gjithë praktikën e dalë nga Këshilli i Qarkut Vlorë, DAMT-ja. Shtetasi K. Gj., dokumentet e falsifikuara i ka paraqitur fillimisht pranë Bashkisë Himarë, Drejtorisë të Manaxhimit të Tokave Pyjeve dhe Kullotave ku ka kërkuar regjistrimin e ngastrës te quajtur “Apelistra”, me sipërfaqe 6000m2.

Mbi bazën e akteve të administruara deri më tani, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin K.Gj.

Me vendimin me nr.448 datë 22/10/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sipas objektit të mësipërm. Po kështu, në funksion të këtij procedimi penal, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, lidhur me nenin hipotekor 235, datë 01.09.2020, ZK.1952, Himarë më një sipërfaqe totale prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë.

Me vendimin me nr.449 datë 22/10/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasurinë e cituar në kërkesën e paraqitur nga Prokurorisë Vlorë.

vijon...

kristo gjoka prokuroria e vlores vlore sherri për pronën në jalë

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen