Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Urbani “Green Line” i linjës së Unazës mori përpara të gjitha mjetet që kishte në korsinë e tij. Nuk dihet nëse shoferi kishte shtuar gazin apo kishte humbur kontrollin e mjetit.
TIRANË- Ora shënonte 11.35 dhe në Tiranë për pak ndodhi një tragjedi. Një autobus urban mori para disa mjete duke shkaktuar një aksident të shumëfishtë në një prej rrugëve më të frekuentuara në vend. Duke raportuar nga vendi i ngjarjes, 'Dosja.al' siguron videon e aksidentit të shumëfishtë që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, te “Ura e Tajvanit”. Sikurse shihet edhe në video, urbani “Green Line” i linjës së Unazës tenton që të bëjë disa manovra për të shmangur kontaktin me mjetet e tjera, por e paevitueshmja ndodh në mes të trafikut, e si pasojë autobusi urban përplaset fillimisht me një mjet tip 'Audi' e më pas merr përpara të gjitha mjetet që kishte në korsinë e tij. Para këtyre makinave ishte edhe mjeti luksoz tip “Porsche”, i cili nga përplasja lëviz përpara, duke u përplasur me trotuarin, pranë së cilës ndodhej stacioni i autobusit. Pra ndodh një aksident zinxhir, pasi përveç se autobusi merr para makinat që janë para dhe anash tij, mjetet përplasen edhe me njëra-tjetrën në pamundësi për të frenuar.
Por përveç mjeteve, në trotuar ka pasur edhe kalimtarë që për fat të mirë, qytetarët që ndodheshin aty, largohen në kohë duke shmangur një tragjedi. Ndërkohë që të njëjtin fat nuk e kanë pasur drejtuesit e mjeteve që janë lënduar nga impakti i përplasjes, e kanë përfunduar në spital. Megjithatë, fatmirësisht, tragjedia është shmangur dhe nuk ka asnjë të lënduar në gjendje të rëndë.
Nga aksidenti u raportuan 9 të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit, ndërsa ky i fundit, sipas Policisë nuk rezultoi nën efektin e alkoolit, megjithatë ka dyshime lidhur me refleksin e shoferit, i cili po hetohet nga Policia. Po ashtu, do të kontrollohet edhe mjeti urban, për të parë nëse ka ndonjë defekt teknik që mund të ketë shkaktuar aksidentin. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bashkia Tiranë, duke ofruar pamjet e aksidentit, por ka heshtje nga kompania e urbanit.
'Balkanweb' ka siguruar edhe videon e plotë të aksidentit:
Aksidenti ndodhi këtë paradite, duke u bërë rasti i disatë i të njëjtës linjë autobusësh që shkakton probleme në Tiranë. Edhe disa muaj më parë, një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Lana, por fatmirësisht edhe ajo ngjarje nuk solli të lënduar rëndë dhe të vdekur.
Barrela TIRANË- Momenti kur dy prej personave të lënduar nga aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në kryeqytet, janë bë...
Aksidenti te Tajvani TIRANË- Shkak për aksidentin masiv të ndodhur këtë paraditen ë zonën e 'Shallvareve' në Tiran&...
Policia DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rën&eu...
Pamje nga aksidenti TIRANË- 9 persona janë plagosur nga aksidenti te Shallvaret në Tiranë. Policia bën me dije se së bashku m...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se një 59-vjeçar duke drejtuar kamioni...
Julian Kosova GREQI- Të tjera detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Mykonos 1 javë më parë janw publiku...
Shoferi TIRANË- Një nga drejtuesit e mjeteve që u përplasen në aksidentin masiv te Tajvani ka deklaruar se në urbanin q&...
Aksidenti në Tiranë TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamje nga aksidenti masiv që ndodhi në Tiranë, i cili ka lënbë t&e...
Policia TIRANË- Policia ka dalë në deklaratë për mediat, pas aksidentit te Shallvaret. Shefi i qarkullit të Tiranës...
Pamje nga vendngjarja TIRANE- Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme pranë zonës së njohur si "Tajvani" në kr...