27 Mars 2023, 02:01
Nga F.M
Atentati tek Top Channel
TIRANË- Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Top Channel e për pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit, P.K., 60 vjeç. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se persona të paindetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të televizionit kombëtar. Plumbat kanë kapur punonjësin që ndodhej në hyrhe të ambienteve të Top Channel. 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
vritet roja i top channel
Aktualitet
26 Mars 2023, 23:00
k.m.
Foto ilustruese
Të rinjtë në Shqipëri përballen me mjaft sfida të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme ...
Aktualitet
26 Mars 2023, 22:52
k.m.
Foto ilustruese
Gjykata dhe prokuroria në Tiranë kanë hyrë në konflikt gjyqësor për Memorialin e Ushtarëve serb&eum...
Aktualitet
26 Mars 2023, 22:14
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
RRËSHEN- Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Rrëshen, ku Enrik dhe Martin Bardhaj qëlluan me arm&eum...
Aktualitet
26 Mars 2023, 22:04
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
RRËSHEN- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Rrësh...
Aktualitet
26 Mars 2023, 21:55
k.m.
Foto ilustruese
Tabletat me ngjyrë kanë joshur qindra të rinj që i shohin si argëtim apo si eksperienca të re pa e ditur se t...
Aktualitet
26 Mars 2023, 21:40
k.m.
Foto ilustruese
Rreziku i ri i zhdukjes së shqipes po vjen nga gjuha e përdorur nga të rinjtë kohët e fundit, e njohur si shkurtim...
Aktualitet
26 Mars 2023, 20:58
k.m.
Foto ilustruese
RRËSHEN- Saimir Reçi është nipi i biznesmenit të ndjerë, Kastriot Reçi, i cili u vra në 2020. K...
Aktualitet
26 Mars 2023, 20:27
Martin dhe Enrik Bardhaj qëlluan për të vrarë Saimir Reçin.
vijon......
Aktualitet
26 Mars 2023, 20:24
k.m.
Foto ilustruese
MIRDITË- Një konflikt mes dy fiseve në Rrëshen të Mirditës ende vazhdon. Babë e bir, Enrik dhe Martin Ba...
Aktualitet
26 Mars 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Mësohet se në fshatin Apripe G...