E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Prokuroria pretendon se pasuritë e vëna nën sekuestro në kuadër të operacionit "Relative", janë vënë përmes të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i 47-vjeçares, i ndjeri Murataj.
TIRANË- Janë sekuestruar 2 milionë euro pasuri, në pronësi të Albana Alidhimës (Murataj), gruas së Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në aeroportin e Rinasit, teksa tentonte të kryente grabitjen e radhës. Në njoftimin zyrtar, bëhet me doje se janë sekuestruar: 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën "Mihal Grameno" në Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore. Prokuroria pretendon se pasuritë e vëna nën sekuestro në kuadër të operacionit "Relative", janë vënë përmes të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i 47-vjeçares, i ndjeri Murataj.
Njoftimi i prokurorisë Tiranë
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar "Relative". Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar "Relative". Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht: 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën "Mihal Grameno", Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Admir Murataj ka pasur mbi 10 identitete por identiteti i tij i vërtetë është Admir Nikaj. Ai ishte nga Tropoja. Admir Murataj mbeti i vrarë në aeroportin e Rinasit, gjatës grabitjes spektakolare të ndodhur mesditën e 9 prillit të vitit 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Grabitja u krye me një furgon pa targa mbi të cilin shkruhej “Hetimi Tatimor”, por gjatë largimit me paratë, grupi u përplas me efektivët e policisë dhe Murataj mbeti i vrarë. Në këtë grabitje, Murataj kishte zgjedhur të dukej si një efektiv policie nga Fushë Kruja dhe përmes një maskimi të posaçëm, ishte shndërruar në një qeros me syze të zeza dhe mjekër katrore. Deri më tani, Gjykata e Posaçme vendosi të dënonte me 122 vite burg të 7 të pandehurit, ndërsa në kërkim vijon të mbetet Talo Çela. Paratë nuk janë gjetur ende.
aksident në Elbasan ELBASAN- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotmë në Elbasan. Mësohet se ngjarja...
Policia italiane ITALI- Një aksion policor është zhvilluar ditën e sotme në Milano e dretuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia. Si...
Gert Shehu TIRANË- Dalin pamje të tjera të Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi me grusht numrin një të Partisë...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krmit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Elba...
Ligor Bërdufi ELBASAN- Një person humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e ujit në Elbasan. Viktima është identifikuar si Ligor B...
Edona Bilali TIRANË- Këtë vit Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen, me në krye Edona Bilalin, për herë të par&...
Përmbytje në Çermë DIVJAKË- Niveli i lumit Shkumbin po rritet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që ka...
Foto ilustruese TIRANË- Disku i cili përmban të dhënat bankare të qytetarëve shqiptarë iu është sekuestruar pe...
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola TIRANË- Ishin pamjet e kamerave të sigurisë, ato që "tradhtuan" Vladimir (Valmir) Kolën, të d...
Pamje nga investigimi Një investigim i punës në doganën e Durrësit ka vërtetuar katërcipërisht korrupsionin kapilar...