LIVE UPDATES
Aktualitet

Grantet për start up-et, "QOKA" për të njohurit e Ministrisë/ "Piranjat" kafshojnë, por u heqin dritat nga redaksia

Gazetarët e emisionit investigativ "Piranja" kanë ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi duke prezantuar rastin e një familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët ka përfituar mbi 50 milionë lekë.

12 Dhjetor 2022, 14:50 Nga k.m.
Grantet për start up-et, "QOKA" për të njohurit e
Edona Bilali

TIRANË- Këtë vit Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen, me në krye Edona Bilalin, për herë të parë zhvilloi dhënien e granteve për të gjitha projektet e reja inovatore, individët bizneset por jo vetëm. Gazetarët e emisionit investigativ "Piranja" kanë ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi duke prezantuar rastin e një familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët ka përfituar mbi 50 milionë lekë. Siç edhe njoftoi Ministria e Shtetit, rreth 400 biznese, individë, organizata jofitimprurëse, bashki, akademi paraqitën projektet e tyre për përfitimin e granteve për start up dhe pas vlerësimit në datën 13.7.2022 u shpallën fituesit. "VoxNews" ka zbardhur rastet e favorizimit, duke përmendur me emra dhe kompani të gjithë përfituesit.  

Grantet për start up-et, "QOKA" për të njohurit e

RASTI 1

Në listën e përfituesve të granteve, rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qëndra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra. Me një vëzhgim të thjeshtë rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit. Ndërkohë dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik. Fondi shqiptaro-amerikan për zhvillim u pyet në lidhje me marrëdhënien me “AADF” dhe “Protik”, nëse ka një konflikt interesi dhe a jemi në kushtet e një gare të pandershme? Në përgjigjen e kthyer AADF sqaron se Qëndra Protik është themeluar në vitin 2012 falë bashkëpunimit shumëpalësh të qeverisë së Shqipërisë, AADF, USAID dhe Microsoft, me qëllim nxitjen e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes. Madje AADF pohon se ajo është një grantdhënës për qendrën Protik, me “Projection SDA by Protik”. AADF në përgjigjen shteruese pohon se ka caktuar një anëtar në komisionin e vlerësimit, me kërkesë të Ministrisë së sipërmarrjes , por ndërkohë, pavarësisht vkm 313/ 2022 , AADF nuk është e përfshirë në asnjë aspekt në skemat e mbështetjes dhe zhvillimit të start upeve, pasi janë një iniciative ekskluzive e qeverisë shqiptare dhe se punonjësi i AADF nuk përfaqëson asnjë interes të fondit, por ka përgjegjësi personale. Ajo që nuk kuptohet është se si mund të ketë përgjegjësi personale përfaqësuesi i AADF, kur ai është pjesë e komisionit të vlerësimit në ministrinë e sipërmarrjes, vetëm sepse është pjesë e AADF dhe përfaqësues i fondit? Jo vetëm kaq, por AADF sqaron më tej se z. Sarapuli dhe z. Mata, dy bashkëdrejtuesit e fondit, nuk kanë asnjë konflikt interesi duke qenë anëtarë të bordit drejtues të “Protik”. Ajo që nuk kuptojmë është se si mund të vlerësosh projektin e një OJF që e ke krijuar në bashkëpunim me aktorë të tjerë, ndërkohë vetë drejtuesit e AADG njëkohësisht janë anëtarë bordi të qendrës Protik që ka rezultuar fituese? A mund të vlerësosh në këtë rast bashkëpunëtorin tënd ndershmërisht dhe objektivisht mes shumë të tjerëve? Në lidhje me këtë konflikt interesi, u pyet edhe vetë qendra Protik në lidhje me projektin me të cilin kanë aplikuar, fazën e projektit dhe nëse kanë në përbërjen bordit drejtues anëtarë, që janë pjesë e bordeve të tjera. Qëndra Protik, në përgjigjen e kthyer sqaron se ka aplikuar e ka rezultuar fituese me projektin “TechLab by Protik”, për të cilin ka nënshkruar edhe kontratë me Ministrinë e Sipërmarrjes. “Protik” sqaron gjithashtu se është një organizatë jofitimprurëse dhe si e tillë anëtarët e bordit të drejtorëve japin kontributin e tyre pa asnjë shpërblim, dhe se “Protik” nuk është në dijeni të të gjitha angazhimeve dhe kontributeve që ata japin në borde të tjera.

RASTI 2

Një prej shoqërive që ka përfituar para publike është ajo e Fladi i Agollit, administrator i HMS sh.p.k, i cili ka përfituar 4.580.000 lekë të reja fond. Problemi është se Flladi Agolli, i cili ka përfituar para publike është djali i Dritan Agollit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. I pyetur nga gazetarët Flladi Agolli nuk pranon të japë shpjegime dhe të thotë nëse ka konflikt interesi. Ai thotë shkurt se “informacion mund të merrni te Ministria", duke mbyllur telefonin.

RASTI 3

Konkretisht “Skytech” dhe “3DSKY”. Në subjektin SkyTech administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë. Ndërkohë 3DSKY është një subjekt ku administrator është Arbi Bamllari dhe motra e tij dhe kanë përfituar rreth 30 milionë lekë grant. Të dyja këto subjekte kanë adresë të njëjtë, një apartament në qendër të Tiranës. Ndërkohë Arbi Bamllari, djali i talentuar në teknologji është ortak në të dyja kompanitë fituese. Sipas VKM 312 i DATËS 11.5.2022 , të dhënat parësore dhe dytësore në regjistrin e start upeve ndër të tjera përfshihen edhe të dhënat e regjistrit tregtar, numri i identifikimit të subjektit . Si është e mundur që komisioni i vlerësimit nuk ka arritur të identifikojë subjekte që kanë adresë të njëjtë, dhe përfitues janë të njëjtit njerëz?

RASTI 4

Por le t’i kthehemi edhe njëherë kuptimit për start upe-ve, të cilin na e sqaron edhe vete ministria e Sipërmarjes. Edona Bilali në një interviste për mediat pohon se jo çdo biznes i ri është start up, nëse ai nuk ka të përfshirë inovacionin dhe shumëfishimin. Kësaj i mëshon edhe ish ministri Eduard Shalsi, i cili deklaron në media se start up do të thotë inovacion e teknologji. Por nëse shohim listën fituese, vërejmë projekte që vetëm me konceptin e start up nuk kanë lidhje.

Mirëpo pas heqjes së videove nga faqja e "Youtube", duket se peripecitë pas publikimit të lajmit nuk kanë mbaruar. Pasi sot në zyrën e "Piranjave" nuk ka pasur drita për arsye që nuk dihen.

"Nuk ka drita. Se ka ça ndodhur nuk e di. Do ketë ndodhur ndonjë gjë se nuk besoj se është bërë kastile. Uroj shumë që të vijnë dritat që të bëj tekstin për manjakun,"-thotë në video gazetarja Aida Topalli.

Investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në web-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube” dhe ende duket se nuk e kanë ndërmend ta hedhin...

edona bilali emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet