6 Qershor 2022, 10:14
Nga F.M

70 bimë narkotike janë gjendur dhe sekuestruar në Mallakastër ditën e sotme, ku si pasojë është vënë në pranga autori pasi tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Si rezultat i një hetimi dyjavor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “River”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-E. G., 39 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica, u gjetën të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shtetasi E. G. u gjet, si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa.
39-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
6 Qershor 2022, 09:58
F.M
Punonjësit shuajnë zjarrin në Sazan
VLORË- Dosja.al ju sjell të tjera pamje nga ishulli i Sazanit. Këtë herë, p&eum...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 09:55
A.B
Tuneli
TIRANË- Më datën 2 korrik të këtij viti, do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq – Delvinë, së...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 09:39
Zyra
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka vënë sekuestro ndaj zyrës së noterit Aleko Anagnosti. Policia aktualisht &e...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 09:33
F.M
Foto Ilustruese
BERAT- Qytetarët e Beratit prej orësh janë pa energji elektrike. Mësohet se që nga ora 02:00 e mëngjesit, raj...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 09:09
F.M
Nevila Pjetri
ITALI- Nevila Pjetri është dhunuar për vdekje. Shqiptarja e cila ishte punonjëse seksi, sipas mediave italiane ësht&...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 09:11
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banuese në Tiranë është vënë në pranga pasi rezult...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 09:00
F.M
Noteria
SARANDË- Videoja që po shikoni tregon noterinë e djegur në Sarandë, ngjarje e ndodhur në orët e para të m&e...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 08:46
d.d
TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore një noter në Sar...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 08:43
F.M
Foto Ilustruese
DURRËS- Një tjetër tërmet ka tronditur vendin ditën e sotme. Sipas raportimeve bëhet fjalë për l&eu...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 08:29
Limoz Dizdari
TIRANË- Kompozitori Limoz Dizdari e ka fituar betejën me vdekjen pas disa javëve i shtruar në spital. Vajza e tij, Alda D...