LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Martin Çeços në Maliq/ Arrestohet e dashura e tij, dyshohet se e nxorri në pritë

Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se Pajollari ka bashkëpunuar me autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.

14 Tetor 2022, 19:36 Nga A.B
Vrasja e Martin Çeços në Maliq/ Arrestohet e dashura e tij,
Martina Pajollari, Martin Çeço, Bora dhe te akuzuarit

TIRANË- Martina Pajollari, e dashura e Martin Çeços, është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e tij. Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se Pajollari ka bashkëpunuar me autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që ende po presin dënimin e drejtësisë në burgun e Drenovës. Sipas hetimeve të bëra nga Policia dhe nga Prokuroria e Korçës, dyshohet se Martina Pajollari e ka nxjerrë në pritë 26-vjeçarin, natën e 12 Qershorit 2022, kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Çeços.

Pajollari dyshohet se ka qenë edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes. Mirëpo, ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga policia e Korçës për arrestimin e Pajollarit.

Më herët, Tina mohoi çdo gjë se mund të ishte e përfshirë në krim. Në një intervistë për emisionin Uniko, ajo rrëfeu se ishte kërcënuar nga policia se do të përfundonte në burg nëse nuk pranonte se ishte përfshirë në krimin e ndodhur dhe se për këtë arsye ka pranuar se ka pasur lidhje me Mollajn e ka përmendur emrat e të rinjve që aktualisht ndodhen pas hekurave.

SI NDODHI VRASJA E ÇEÇOS?

Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë...derisa u zbulua e vërteta.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje. E gjitha si pasojë e një femre. Shkak i vrasjes dyshohet se është konflikti për të dashurën e Martinit (Tina Pajollarit). Para se të lidhej me Martin Çeçon, e reja ka pasur një lidhje me Bleti Angjon, njërin prej vrasësve, e me lidhjen e re duket se ka shqetësuar ish të dashurin e saj aq sa prej kohësh kërcënonte Martinin. Ky i fundit ka shkëmbyer fjalë në telefon, duke i pohuar se tashmë vajza i përket atij, duke e paralajmëruar që të mos e shqetësonte. Por kjo situatë, është përshkallëzuar duke nisur një konflikt mes djemve.

Ata e kanë lënë të takohen diku tjetër dhe që pas këtij takimi, që sipas policisë ishte bërë më 12 qershor 2022, ditë kur edhe familjarët kanë humbur gjurmët, ndërsa ishte dëshmia e vajzës mendohet se çoi në arrestimin e Edlir dhe Valter Mollaj dhe ishit të saj. 

SI U NJOH ÇEÇO ME TINËN? 

Çeço donte të njihej me Tinën, siç njihej ndryshe Martina Pajollari, me të cilën është raportuar se Valter Mollaj kishte nisur një lidhje dashurie. E reja punonte në stallën e Mollajt, i cili ishte i martuar e shumë herë, bazuar në intervistat e dhëna në emisionin “Uniko”, shkonte në shtëpinë e Pajollarit që tu dërgonte dru. Kështu mendohet të ketë nisur lidhja, por me Pajollarin fliste edhe dikush tjetër. Ajo shkëmbente mesazhe në rrjetet sociale me Martin Çecon, mesazhet të cilat u bënë publike muaj më parë në emisionin 'Unico'.

“Mirëmëngjes Tina. Çfarë bën? Si je, mirë? Jam ai djali që ishte para dy ditësh. Çfarë të tha ai djali? Mua më hyre në sy. Por unë të isha vënë që qëkuri por thashë ka ndonjë. Po të ketë mundësi të pi një kafe lali me babin se mami më ka vdekur”, shkruhet në mesazhin që Martin Çeço i ka dërguar vajzës.

Por, përse Martin Çeço i shkruante Pajollarit?

26-vjeçari në fakt kishte parë dhe pëlqyer vajzën që punonte në një byrektore, Bora. Këtë version tregon edhe shoku i Martinit, Rezart Dokolli. Ai tregon se e dinte pëlqimin e Martinit për Borën, pasi vetë i ndjeri ia kishte shprehur. Të dy bashkë, Martini dhe Rezart Dokolli, kishin shkuar një ditë në fshatin Goskovë dhe i kishin kërkuar dorën e vajzës së babait të Borës. Por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Dhe ka qenë data 8 Janar 2022 kur Martini i shkruajti Tina Pajollarit me idenë se po i shkruante vajzës së byrektores të quajtur Bora, por që 26-vjeçari nuk e dinte këtë identitet. Çeço ia nisi mesazhin Pajollarit me idenë që po i shkruante Borës një ditë pasi priste përgjigje nga shoku i tij Rezart Dokolli, sepse ky i kishte premtuar që djali i dajës së tij, i cili është nga fshati Goskovë do pyeste në fshat për vajzën e byrektores.

Kush i kishte dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit për vajzën që punon te byrektorja, e cila në fakt quhet Bora dhe janë dy vajza të ndryshme?

Vetë Tina Pajollari është shprehur se Çeço i ka dërguar mesazhe, por që ajo nuk e kishte njohur kurrë. Ajo mohon gjithashtu të ketë pasur një idhje me Mollajn. 

Vajza e quajtur Bora u thirr në Policinë e Korçës për të dhënë deklarime ku dhe u ballafaqua me njërën prej motrave të Martinit. Bora ka treguar se pas ballafaqimit, motra e Martinit deklaroi se ajo nuk është Tina, vajza që kërkonin. Vetë Bora deklaroi në polici se nuk e njeh Martinin dhe nuk e kupton përse është ngatërruar në këtë histori. Ajo tregon edhe se babai i Çeços i ka shkuar në byrektore për të pyetur për të, por e ka kërkuar me emrin Tina.

POR... Banorët e fshatit janë shprehur për emisionin Uniko se nuk e besojnë që Martini të jetë vrarë pas sherrit për një vajzë. Njëri prej banorët ka treguar se Martin Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kanabisi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së drogës, të cilët më pas e vranë...

Sot numri i personave të arrestuar për vrasjen e 26-vjeçarit ka shkuar në 4. Tre djem dhe një vajzë!

vritet martin çeço martin ceco tina pajollari bleti angjo edlir mollaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj