LIVE UPDATES
Aktualitet

Martin Çeço/ 'Trekëndëshi' i supozuar i dashurisë dhe parcela e kanabisit, misteret që mbulojnë krimin (E PLOTË)

Zyrtarisht nuk ka ende të dhëna se vrasja e Çeços po hetohet edhe për zbulimin e parcelës së kanabisit. A është kjo arsyeja e vërtetë dhe trekëndëshi i ‘supozuar’ i dashurisë ka dalë në skenë vetëm për të depistuar hetimet? Kush i tha 26-vjeçarit Martin Çeço që Bora quhej Tina?

5 Korrik 2022, 18:25 Nga F.M
Martin Çeço/ 'Trekëndëshi' i supozuar i
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit

MALIQ- Një skenar i përgatitur si vetëvrasje, do të rezultonte të ishte një krim i mirëmenduar, por me jo perfekt deri në detaj. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i mbytur në rezervuar. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

Martina Pajollari dhe Bora!

Pista e parë ku është përqëndruar grupi hetimor është se kemi të bëjmë me një krim pasioni, Çeço ishte ngatërruar me Tinën, siç njihej ndryshe Martina Pajollari, me të cilën është raportuar se Valter Mollaj kishte nisur një lidhje dashurie. E reja punonte në stallën e Mollajt, i cili ishte i martuar e shumë herë, bazuar në intervistat e dhëna në emisionin “Uniko”, shkonte në shtëpinë e Pajollarit që tu dërgonte dru. Kështu mendohet të ketë nisur lidhja, por me Pajollarin fliste edhe dikush tjetër.

Ajo shkëmbente mesazhe në rrjetet sociale me Martin Çecon, mesazhet e të cilëve janë publikuar për herë të parë një natë më parë, në “Uniko”.

“Mirëmëngjes Tina. Çfarë bën? Si je, mirë? Jam ai djali që ishte para dy ditësh. Çfarë të tha ai djali? Mua më hyre në sy. Por unë të isha vënë që qëkuri por thashë ka ndonjë. Po të ketë mundësi të pi një kafe lali me babin se mami më ka vdekur”, shkruhet në mesazhin që Martin Çeço i ka dërguar vajzës.

Por, përse Martin Çeço i shkruante Pajollarit?

26-vjeçari në fakt kishte parë dhe pëlqyer vajzën që punonte në një byrektore, Bora. Këtë version tregon edhe shoku i Martinit, Rezart Dokolli. Ai tregon se e dinte pëlqimin e Martinit për Borën, pasi vetë i ndjeri ia kishte shprehur. Të dy bashkë, Martini dhe Rezart Dokolli, kishin shkuar një ditë në fshatin Goskovë dhe i kishin kërkuar dorën e vajzës së babait të Borës. Por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Dhe ka qenë data 8 Janar 2022 kur Martini i shkruajti Tina Pajollarit me idenë se po i shkruante vajzës së byrektores të quajtur Bora, por që 26-vjeçari nuk e dinte këtë identitet. Çeço ia nisi mesazhin Pajollarit me idenë që po i shkruante Borës një ditë pasi priste përgjigje nga shoku i tij Rezart Dokolli, sepse ky i kishte premtuar që djali i dajës së tij i cili është nga fshati Goskovë do pyeste në fshat për vajzën e byrektores.

Kush i kishte dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit për vajzën që punon te byrektorja, e cila në fakt quhet Bora dhe janë dy vajza të ndryshme?

Vetë Tina Pajollari është shprehur se Çeço i ka dërguar mesazhe, por që ajo nuk e kishte njohur kurrë. Ajo mohon gjithashtu të ketë pasur një idhje me Mollajn.

Pjesë nga Intervista e emisionit Uniko:

Çfarë të lidh me Martin Çeçon?

Martina Pajollari: Nuk di gjë fare. Nuk kam folur në telefon. Asnjëherë nuk di gjë.

Nga e ke njohur Martinin?

Martina Pajollari: Nuk di gjë fare se kush është. Nuk e njoh. Unë nuk kam lidhje fare me Goskovën, nuk e di fare unë. Motra ishte e martuar në Goskovë dhe iku në Greqi. Kur nuk kishte makinë një natë kam ndenjur në Goskovë.

Me Martinin ke folur në telefon?

Martina Pajollari: Jo nuk kam folur.

Çfarë të shkruante Martini?

Martina Pajollari: Nuk e di e ka telefonin policia.

Po pse ke 5 adrese?

Martina Pajollari: Po i kam hapur. I kam pasur. Thjeshtë i hapja. Nuk kam qenë e lidhur.

Me Valterin çfarë marrëdhënie ke pasur?

Martina Pajollari: Hiç, e ndihmonim na ndihmonte. Nuk kam pas marrëdhënie me të.

Po Martini dhe babi i tij që thotë kam folur me Tina Pajollarin?

Martina Pajollari: Ku ta di unë çfarë thotë babai i tij.

Të vjen keq që ka vdekur një njeri? Si e shikon këtë ngjarje?

Martina Pajollari: Po më vjen, pse t’mos më vijë. Po njeri është edhe ai.

Uniko intervistoi edhe Borën, e cila tha se ishte pyetur nga policia për këtë pjesë, por më pas i kishin kërkuar ndjesë. Në përballjen që gazetari Spartak Koka bëri me vajzën e byrektores të quajtur Bora dhe shokun e viktimës, Rezart Dokollin, vajza pranoi se Rezarti i kishte folur dhe se ai kishte shprehur pëlqimin ndaj saj dhe jo i ndjeri Martin Çeço. Por Rezarti i mohoi këto deklarata.

Bora ishte thirrur në Policinë e Korçës për të dhënë deklarime ku dhe u ballafaqua me njërën prej motrave të Martinit. Bora thotë se pas ballafaqimit, motra e Martinit deklaroi se ajo nuk është Tina, vajza që kërkonin. Vetë Bora deklaroi në polici se nuk e njeh Martinin dhe nuk e kupton përse është ngatërruar në këtë histori. Ajo tregon edhe se babai i Çeços i ka shkuar në byrektore për të pyetur për të, por e ka kërkuar me emrin Tina.

Pjesë nga intervista:

Spartak Koka: Përse ka dalë emri juaj? Përse ju kanë thirrur në polici?

Bora: Pse ka dalë emri im nuk e di, por di që para disa kohësh në byrektore ka ardhur babai i djalit.

Spartak Koka: Para disa kohësh kur i referoheni?

Bora: Para datës 16 Qershor kur mua më kanë marrë në polici. Nuk më kujtohet fiks data. Më ka ardhur dhe i ka thënë pronarit që nuk e kam me ty, dua atë vajzën që punon këtu. Ka ardhur me dy burra të tjerë që ata nuk i njoh kush janë dhe kam shkuar tek tavolina ku ata ishin ulur dhe më ka thënë thjesht ku e kam djalin. As nuk më është prezantuar kush ishte, as çfarë kërkonte. I kam thënë me kë më ngatërron se nuk po të njoh kush je? Pse më tha, nuk je Tina ti? Jo i thashë nuk jam Tina, unë jam Bora. Që në atë moment jam larguar nga tavolina e tyre, kam dalë jashtë dhe më pas ka folur me pronarin.

Spartak Koka: Çfarë kanë biseduar?

Bora: Atë nuk e di, nuk e kam pyetur. Më pas, pas 2-3 ditësh më ka ardhur e motra.

Spartak Koka: Martin Çeçon e njihni?

Bora: Jo, nuk e njoh fare. As Martini, as të atin.

Spartak Koka: Po të atin kur e ke njohur për herë të parë?

Bora: Kur më ardhur tek byrektorja.

Spartak Koka: Martin Çeço pretendon se ka ardhur në atë byrektore, ka folur, ka biseduar, është dashuruar me një vajzë, që z.Nevzat thotë është Tina Pajollari. I ka shërbyer kjo vajzë. Në atë byrektore ku punoni ju. Dhe ka mbajtur kontakte. Madje i është kërkuar dhe dora, flet për fshatin Goskovë e poshtme, nga jeni ju. Si dilni ju? Si përmendeni ju?

Bora: Unë këtë nuk e di. Përse përmendem unë në këtë që s’kam lidhje.

Spartak Koka: Martinin e keni parë ndonjëherë para se të bëhej lajm dhe të bëhej publike që ai është vrarë?

Bora: Jo, nuk e kam parë asnjëherë. S’më kujtohet fare as si fytyrë. As familja e tij, nuk e njoh. Familjen e tij e kam parë kur më kanë ardhur aty dhe më kanë pyetur kush isha. Më ka ardhur e motra dhe më ka pyetur se kush je. Si quhesh? Dhe i kam thënë pse të duhet ty emri im. Më ka thënë, nuk je Tina ti? Jo, i thashë, unë jam Bora. Dhe në atë moment m’u kujtua që për të njëjtin emër më kanë ardhur dhe më kanë pyetur dhe më përpara.

Spartak Koka: Kur?

Bora: Kur më ka ardhur babai dhe m’u kujtua dhe i thashë më kanë ardhur dhe më kanë pyetur për këtë emër. Pse përsëri po më pyet? Më tha, të pashë nga larg dhe m’u duke si ajo në strukturë. Por tani që t’u afrova, nuk je ajo tha. Dhe të kërkoj ndjesë, tha. Dhe është larguar. Më pas në datën 16, unë nuk ndodhesha në punë, më merr pronari në telefon dhe më thotë që ka ardhur një shef policie dhe të kërkon, mori të dhënat e tua dhe numrin tënd të telefonit.

Spartak Koka: Në këtë byrektore, sa vajza punojnë?

Bora: Unë punoj.

Spartak Koka: Dhe kush tjetër?

Bora: Dhe pronari dhe e shoqja e pronarit.

Spartak Koka: Po më pas?

Bora: Më pas në orën 22:00 më ka marrë në telefon shefi i policisë që duhet të paraqitesha në polici për të më marrë një deklaratë. Nuk mundesha në atë moment se as familjen nuk e kisha afër, i thashë që mund të paraqitem nesër. Jo më tha, duhet të paraqitesh patjetër që sot. Shkuam me familjen, u paraqita, më morën në pyetje te Policia e Korçës, më mbajtën nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit dhe në fund më kanë ballafaquar me motrën e djalit. Ajo ka thënë që nuk është kjo vajza që unë kërkoj. E ka thënë dhe në polici që nuk isha unë. Aty më kërkuan ndjesë dhe jam larguar.

Spartak Koka: Të kanë pyetur për Martin Çeçon?

Bora: Më kanë pyetur. I kam thënë jo nuk e njoh, s’e kam parë ndonjëherë. Pastaj u largova, më kërkuan ndjesë të gjithë, edhe motra më kërkoi ndjesë. Po mundohesha të vazhdoja jetën time pas gjithë kësaj.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët dhe të njëjtit version i qëndron I edhe Nevzat Çeço, babai i Martin Çeços. Ai ka treguar se si djali i tij u njoh me vajzën që punon në një byrektore në qytetin e Korçës e sipas tij quhej Tina Pajollari.

“Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp,”- tregon ai, por vijon të pretendojë se Bora është Tina.

Nëna e Tina Pajollarit, Miranda Pajollari tregon se e bija nuk ka lidhje me këtë ngjarje, ajo madje mohon që të ketë lidhje me Valter Mollajn, lidhje që pretendohet se ka sjellë krimin e rëndë.

Pjesë nga intervista:

Spartak Koka: Prej sa kohësh ishte i lidhur Valteri me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Valteri është i martuar, kot kanë thënë për vajzën që ka 5 vjet i dashuruar me atë.

Spartak Koka: Po sa?

Miranda Pajollari: Po ai është i martuar, ka 3 fëmijë.

Spartak Koka: Sa kohë kishte kontakte me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje.

Por, ka edhe një tjetër pistë. Banorët e fshatit gjatë intervistave që kanë dhënë për emisionin Uniko nga Spartak Koka, kanë thënë se nuk e besojnë që Martini të jetë vrarë pas sherrit për një vajzë. Njëri prej banorët thotë për Uniko se Martin Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kanabisi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së drogës, të cilët më pas e vranë.

“Ai shkonte bënte dru, ata të drogës e vranë. Të femrës janë të tëra llafe ato. Hynë mushkat, e zbuluan pa dashje. S’donin ta zbulonin, ishte shumë grup i madh, 90 veta. Drutë e morën në qafë atë, asgjë tjetër,”- thotë njëri nga banorët e fshatit.

Pjesë nga intervista:

Spartak Koka: Sa kohë para e konstatoi?

Banori i fshatit: Kishte gati 1 muaj.  

Spartak Koka: Po ata e kërcënonin?

Banori i fshatit: E kërcënonin, do të vrasim… Mos eja më këtej, zhduku fare i kishin thënë. Zhdukur nga Shqipëria. Të zhduket që mos të ishte më këtu.

Spartak Koka: Po kaq të fuqishëm janë për të kërcënuar e vrarë njerëz?

Banori i fshatit: Të fuqishëm, të pushtetshëm.

Spartak Koka: Po pse u tha për një lidhje dashurie?

Banori i fshatit: Për të humbur gjurmët.

Spartak Koka: E lidhte ndonjë gjë me kultivimin Martinin?

Banori i fshatit: Jo, asgjë nuk e lidhte vetëm që i ra ballë përballë, asgjë tjetër.

Spartak Koka: Martini donte t’i denonconte në polici?

Banori i fshatit: Donte njëherë ai po pastaj u prapësua. Kishte frikë. E kërcënuan ata.

Spartak Koka: Ka vajtur në polici Martini?

Banori i fshatit: Jo. Kishte frikë. Vajti deri në Maliq dhe u kthye prapë.  

Por, zyrtarisht nuk ka ende të dhëna se vrasja e Çeços po hetohet edhe për zbulimin e parcelës së kanabisit. A është kjo arsyeja e vërtetë dhe trekëndëshi i ‘supozuar’ i dashurisë ka dalë në skenë vetëm për të depistuar hetimet? Kush i tha 26-vjeçarit Martin Çeço që Bora quhej Tina?

martin ceco martina pajollari bora vritet martin çeço

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër