LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave

Nisma ‘Thurje’ po mbledhin firma për të kërkuar hapjen e plazheve 100% publike, duke vendosur në mënyrë simbolike një çadër plazhi para Ministrisë.

5 Korrik 2022, 17:17 Nga k.m.
Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave
Pamje nga protesta për plazhet

TIRANË- Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa peticioni ka nisur online për të liruar hapësirat në plazhet publike. Nisma ‘Thurje’ po mbledhin firma për të kërkuar hapjen e plazheve 100% publike, duke vendosur në mënyrë simbolike një çadër plazhi para Ministrisë. Në prononcimin e tyre për mediat, anëtarët e Nismës "Thurje", shqiptarët janë të detyruar të paguajnë shazllonin për të shijuar detin që është i të gjithëve.

"80% e plazheve menaxhohen nga bizneset private dhe vetëm 20% është hapësirë publike. Ne kërkojmë plazh 100% publik! Boll paguam për të shijuar bukuritë tona natyrore. Në Jug nuk meritojnë të shkojnë vetëm të pasurit që paguajnë 5 mijë lekë një çadër, por cilido shqiptar. Në çdo vend të botës plazhet më të bukura janë falas. Përse duhet të jetë ndryshe në Shqipëri? Duam ta shijojmë edhe ne Palasën, Dhërmiun, Borshin, Jalën, Livadhin, Gjipen, Krorëzësn, dhe Ksamilin!,"-thanë ata për mediat. 

Komunikimi për media:

Në Radhimë mund të kishte ndodhur një tragjedi, njësoj si ajo e një viti më parë në Velipojë. Shezllonet edhe njëherë u bën mollë sherri për konflike me armë, këtë herë madje dhe mes dy vëllezërve. Babëzia për të privatizuar plazhet është e madhe. Po aq e madhe është edhe papërgjegjshmëria e institucioneve të cilat detin po ua falin oligarkëve, investitorëve strategjik si dhe bizneseve që ndoshta paguajnë edhe rryshfet për të marrë sa më shumë metra katror rërë, e për çadra që variojnë nga 500 deri në 3 mijë e 500 lekë qëndrim ditor. Prej javësh kemi monitoruar vijën begdetare dhe kemi vënë re se hapësirat publike nuk ekzistojnë, janë thërrime, të papërfillshme, kundrejt privatizimit masiv. Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë vend ku të bëjnë plazh, Minstria e Turizmit nuk denjon të kthej përgjigjie për shqetësimet që kemi ngritur. Na zvarrit duke e deleguar përgjegjësinë tek Agjencia Kombetare e Bregdetit, e cila edhe pse ka detyrim që të sigurojë performancën e zonave bregdetare, e vetmja punë që bën është propaganda me foto në faqen e tyre të ëebit.

Ndaj sot kemi ardhur këtu përpara ministrisë për dy qëllime: e para për të bërë plazh falas në këtë kohë të nxehtë, se në bregdet nuk gjetëm vend ku ta ngulnim çadrën falas, dhe e dyta për t’i kërkuar llogari këtij institucioni. Zonja ministre: A keni dhënë leje që në pjesë të ndryshme të plazheve në Vlorë, Palasë, Dhërmi, Sarandë, Jalë, Himarë, Ksamil, Kakome, Durrës, Gjiri i Lalzit dhe Qerret të kufizohet hyrja për qytetarët dhe a jeni në dijeni që në këto plazhe apo në plazhe të tjera ka persona fizik apo kompani private që kanë vendosur tra, tela me gjemba, porta hekuri dhe roje, dhe nuk të lënë të hysh?

Kush mban përgjegjësi për plazhet e zaptuara, për rojet bregdetare që mungojnë sipas ligjit të distancës, për mosdezinfektimin e bregdeteve si dhe për derdhjen e ujrave të zeza në ujrat detare? Zoti e bekoi Shqipërinë me vijë bregdetare, ndërsa ju kerkoni që kjo bukuri të shijohet vetëm duke paguar shqiptarët te miqtë tuaj, të cilëve ju me taksat tona u ndertoni rrugën për të resorti, u ndërtoni tunele, u jepni tokë falas, u jepni ndihmë ekonomike, i ulni taksat, dhe i lini ditën me diell të zhvasin edhe më tepër qytetarët. Kjo historia juaj me miqësi e krushqi që keni me këta njerëz duhet të marri fund. Miqësinë mbajeni por jo në kurrizin tonë, jo me taksat tona, jo duke na varfëruar ne e duke pasuruar ata. Boll më me këtë sistem zaptues dhe zhvatës ekonomikisht. Plazhet i duam për vete, 100% publik ashtu si në të gjithë botën, vetëm në Shqipëri ndodh e kundërta.

Po ashtu, ndër të tjera Nisma shton se një tjetër shqetësim është edhe mungesa e investimeve në ato pak hapësira të mbetura publike, duke e cilësuar ndarjen e hapësirave në plazhe janë një problematikë e hershme, që thuajse çdo vit bëhen edhe shkak për konflikte.

plazhet publike

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët