6 Qershor 2024, 15:59
Nga I.A
Foto Ilustruese
DHËRMI- Një ngjarje të rëndë është zbardhur ditën e sotme në Dhërmi. Mësohet se një 31-vjeçar që punonte si recepsionist në Dhërmi nga Tirana, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Ndërkohë që mësohet se rreth orës 00:30, i riu është qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar nga Tepelena që banon në Angli.
Pas vrasjës, 43-vjeçari është larguar drejt Greqisë. Sipas policisë janë shoqëruar deri në këto momente 29 persona, për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.
Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.
Aktualitet
6 Qershor 2024, 15:38
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me një projekt të njohur me emrin “Let...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 14:41
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet një 65-vjeçar i shpallur në kërkim në Durrës. Bëhet me dije se 65-vje&cce...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 14:46
r.ll
sheshi skenderbej
TIRANË- Policia ka arrestuar pas më shumë se dy javësh një 19-vjeçar i cili mori pjesë në rr&eu...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 14:30
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet një 41-vjeçar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij 61-vjeçar n&e...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 14:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Financave nxjerr për konsultim publik ndryshimet në Ligjin “Për Auditimin Ligjor, organizimin...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 13:58
S.B
foto ilustruese
LUSHNJË- Një 18-vjeçare raportohet si e humbur nga Policia e Lushnjës. Mësohet se babai 49-vjeçar A....
Aktualitet
6 Qershor 2024, 13:58
r.ll
makinat e djegura
KAMËZ- Një nga autorët e djegies së gjashtë automjeteve në biznesin e makinave me qera në Kamëz &...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 13:17
S.B
kanabisi i sekuestruar
LEZHË- Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar në Shëngjin të Lezhës. Mësohet...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 12:33
r.ll
prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest në burg” për shtetasin Ervis Miri, pasi akuzohe...
Aktualitet
6 Qershor 2024, 12:31
M.B
Protesta
TIRANA- Ka përfunduar pas dy orë e gjysmë protesta e opozitës mbajtur para Kuvendit. Në këtë protestë u mb...