14 Janar 2026, 20:36
Nga E. D
foto ilustuese
DURRËS- Pas arratisjes së Altin Ndocit, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga drejtoria e burgjeve drejt burgut të Fierit. Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo atyre zyrtarëve të arrestuar.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar tetë personat përgjegjës për shkeljet me shoqërimin drejt spitalit të Durrësit. Në pranga kanë rënë, zv.shefi i Policisë Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazaj dhe 5 efektivët Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela dhe Violeta Uka, që shoqëronin të arratisurin Altin Ndoci pa pranga.
Bashkë me grupin e shoqërimit në pranga ka rënë edhe kryeinfermieri i burgut Aulon Çuko, i cili është personi që ka firmosur rekomandimin për dërgimin e Ndocit në spital për vizitat mjekësore.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
arratisja e altin ndocit
Aktualitet
14 Janar 2026, 20:00
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka marrë ditën e sotme në pyetje mjekun i cili ka kryer vizitën mjeksore të...
Aktualitet
14 Janar 2026, 19:02
E. D
foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullojë nga data 21 janar përpunimin e vizave të imigrantë...
Aktualitet
14 Janar 2026, 18:43
E.d
SHBA- Shtetet e Bashkuara të amerikës pezulluan shqyrtimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete. Këtu përfshirë edhe ...
Aktualitet
14 Janar 2026, 18:38
E. D
foto ilustruese
SHBA- DASH ka njoftuar sot pezullimin e shqyrtimit të aplikimit të vizave nga 75 vende, përfshirë Shqipërin&e...
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:56
E.d
Foto ilustruse
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtar&...
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:49
Elton Qyno
DUËRRS- Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaja në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një pagesë e pas...
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:37
Alba Kepi
Foto ilustruse
MILANO - Për herë të parë në histori, një gjykatë italiane ka njohur zyrtarisht ekzistencë n e nj&eu...
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:21
E.d
Foto ilustruse
SHBA - DASH ka njoftuar sot pezullimin e vizave të emigracionit për Shqipërinë. Memorandumi i Departamentit të...
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Gjykata e Apelit të Kosovës ka ulur dënimin për Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës m...
Aktualitet
14 Janar 2026, 16:51
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Një rrëshqitje masive dherash ka ndodhur në Zagori. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar shumë d...