14 Janar 2026, 17:49
Nga Elton Qyno

DUËRRS- Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaja në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një pagesë e pashlyer prej 500 mijë euro për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, sipas Erjon Alibej është bërë shkak për përplasjen e ashpër mes 4 miqve të vjetër në krime, Talo Çela, Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani.
Altin Ndoci dhe Dashnor Dumani kanë pasur një konflikt së bashku, ku dhe janë përleshur me grushta në Durrës.
Ky konflikt del jo vetëm në dëshminë e Nuredin Dumanit por edhe në deklarimet që ka dhënë më pas Erjon Alibej, i akuzuar nga SPAK për financimin e një serie vrasjesh dhe më pas i kthyer në bashkëpuntor i Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Në deklarimin e datës 12 korrik 2023 të dhënë para 3 oficerëve të policisë gjyqësore, ndër të tjera Alibej në cilësinë e bashkëpuntorit të SPAK, tregon një moment që ka diskutuar në ambjentet e shtëpisë së tij në Elbasan, me Nuredin Dumanin, i cili për një periudhë kohe ka qëndruar në këtë qytet, duke u strehuar në bazat e Alibejt dhe Arjan Spahisë.
Sipas rëfimit të tij, Nuredin Dumani i ka thënë Erjon Alibej në bisedë e sipër se:
“...në periudhën sa pata ardhë nga Franca, a kam qanë akoma në Francë, nuk e mbaj mend fiks ktë periudhën që kishin pas konflikt shumë të fortë Dashi me gjithë Altinin i nxjerr vëllait tim pistoletën ai, dhe Dashi, është i madh dhe i çohet dhe i gjuan me grushta. Ky Altini hypën në makinë, Dashi i gjun me gurë dhe i thyn xhamin e makinës, dhe ikën...”.
Rrëfimi vijon më tej se Talo Çela ka ndërhyrë për të mbyllur sherrin.
“...Talo ka qenë gjithmonë ndërmjetës për të shujt sherrin që kishte lind me ne me Dashin me këto, por Talo, unë kam bindje të plotë, nuk ma ndyshon njeri mendjen, në periudhën që flinte tek shpia ime dhe rrinte tek shpia ime, me kalamanjtë e mi, me grun time, me nanën, me motrën, me nusen e Dashit me fëmijtë e Dashit, ku di unë se m’ça përmendte, ka shku me nusen e vëllait tim....Ne e kemi majt në shpi atë legen, dhe të gjithë këta i kemi pas në shpinë time në dhomë, të gjithë...”.
Nuredini më thotë që:
“...Talo Çela, ma pati premtu 500 mijë euro që do më jipte për grabitjen e Rinasit që ka ba. Më ka majt gjithë kohën varë. Vazhdon të më maj dhe sot e kësaj dite var si legen. Unë sot jam pa buk, shpia ime është pa buk, këto kanë marrë miliona, dhe s’më kanë dhanë asnjë lek, plus ka dhe borxhe ndaj meje....”.
Alibej ka rrëfyer se çfarë borxhesh kishte në atë periudhe ai nuk e dinte, por sipas tij i ka thënë s ka borxhe ndaj meje, 500 mijë euro, lekë apo punët e këtyre, dhe 500 mijë euro që po të them ma ka thanë fiks, ekzaktë lidhje me grabitje e Rinasit dhe jam detyru ti them: ”...po pse grabitjen e Rinasit, këta e kanë ba...?" Më thotë: “po...”. /Syri.net/
altin ndoci
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:37
Alba Kepi
Foto ilustruse
MILANO - Për herë të parë në histori, një gjykatë italiane ka njohur zyrtarisht ekzistencë n e nj&eu...
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:21
E.d
Foto ilustruse
SHBA - DASH ka njoftuar sot pezullimin e vizave të emigracionit për Shqipërinë. Memorandumi i Departamentit të...
Aktualitet
14 Janar 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Gjykata e Apelit të Kosovës ka ulur dënimin për Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës m...
Aktualitet
14 Janar 2026, 16:51
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Një rrëshqitje masive dherash ka ndodhur në Zagori. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar shumë d...
Aktualitet
14 Janar 2026, 16:26
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Reshjet intensive të borës kanë bërë të mundur që fshati turistik i Thethit, në...
Aktualitet
14 Janar 2026, 16:08
E.d
Foto ilustruse
FIER- Policia ka arrestuar ditën e somte një 23-vjeçari në Fier. Ai akuzzohet nga autoritetet italiane si pj...
Aktualitet
14 Janar 2026, 15:39
Ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh për të gjithë personat që kër...
Aktualitet
14 Janar 2026, 15:36
E. D
Altin Ndoci
DURRËS- Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e &Cced...
Aktualitet
14 Janar 2026, 15:31
Enver Doçi
BURREL- Pas arratisjes së një dite më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit të të burgosurit Altin Ndoci, një tjetë...
Aktualitet
14 Janar 2026, 15:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotmëe një 36-vjeçari në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat bl...