LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për gjyqtarin Ilir Pashaj, i sekuestrohet makina dhe pronat

Ai akuzohet se për tre vepra penale: korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

25 Mars 2024, 09:54 Nga h.k
SPAK përfundon hetimet për gjyqtarin Ilir Pashaj, i sekuestrohet
SPAK

TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur në GJKKO dosjen në ngarkim të gjyqtarit Ilir Pashaj. Ai akuzohet se për tre vepra penale: korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  Ish-gjyqtarit të Elbasanit i është sekuestruar një apartament dhe një automjet në pronësi të tij.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.49, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ilir Pashaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra penale të parashikuara nga 319/ç, 257/a dhe 287/1, gërma “a” të Kodit Penal.

Nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se i pandehuri Ilir Pashaj, gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka përfituar në mënyrë të parregullt pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsionit, vepër penale e cila është vërtetuar si e konsumuar të paktën në një rast dhe konkretisht në rastin që lidhet me vendimin gjyqësor nr.343, datë 29.7.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me objekt “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titujt ekzekutive, vendimet nr.255, dhe nr.256, datë 29.6.2009, dhe nr. 244, datë 26.6.2009, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave”.

Për shkak të funksionit të tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, shtetasi Ilir Pashaj është subjekt deklarues, bazuar kjo në ligjin nr.9049 datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”. I pandehuri Ilir Pashaj, për shkak të funksionit të tij si gjyqtar, nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike të viteve 2015, 2016, dhe atë pas largimit nga funksioni, një automjet i targuar me targë AA……JM, duke fshehur në këtë mënyrë këtë pasuri të luajtshme. Gjithashtu ky i pandehur nuk ka pasqyruar në këto deklarata as pasurinë e paluajtshme të përfituar në emër të vjehrrit të tij Sh. B.. Gjyqtari Ilir Pashaj edhe pse është i njohur me detyrimin ligjor për të deklaruar gjithë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, me dashje direkte i ka fshehur ato duke i regjistruar në emër të personave të tjerë të afërm të tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

I pandehuri Ilir Pashaj, është kujdesur që përfitimet e parrregullta të përfituara për shkak të detyrës së tij si gjyqtar t‘i maskojë në emër të të tjerëve (vjehrrit dhe kunatit), duke fshehur pronarin dhe burimin e vërtetë të këtyre pasurive, konsumuar në këtë mënyrë edhe elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ky shtetas me anë të të transferimit të pasurisë që është objekt përfitimi të parregullt tek të afërmit e tij, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme të këtyre pasurive, ka konsumuar elementët e pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287/1 gërma “a” e Kodit Penal.

Gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.92, datë 07.02.2024, ka vendosur sekuestron preventive mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament, me sipërfaqe 105.2 m2, me vendodhje në Elbasan (në pronësi të shtetasit Sh. B. por që dyshohet se i përket të pandehurit Ilir Pashaj dhe që përbën produkt të veprës penale). Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Gjithashtu me vendimin e datës 25.03.2022, prokurori ka vendosur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të automjetit me targë AA…..JM, i regjistruar në emër të kunatit të të pandehurit Ilir Pashaj, por që rezulton se është pronë e tij. Ky vendim ëshë ekzekutuar nga policia gjyqësore.

gjkko ilir pashaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj