LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në këmbë, po kthehej nga gjyqi i vëllait. "Autori": Unë jam në Greqi, kam 19 ditë këtej

• Vendi është tronditur sërish! Kësaj here një grua është tentuar që të vritet në fshatin Ballagat në Lushnje. • Ngjarja raportohet se ka ndodhur afër varrezave të fshatit. • Rreth orës 17.20, ku është qëlluar nga një makinë në lëvizje mbi 60-vjeçaren Bajame Seneja, pasi po kthehej nga gjyqi i të vëllait, i cili akuzohet për vrasje. • 60-vjeçarja është e motra e Kastriot Hasallës, i cili ndodhet në burg për vrasjen e kushëririt të tij për disa degë ulliri. • Sipas burimeve të Dosja.al, autori i plagosjes është identifikuar, por ende nuk ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa Senaja është jashtë rrezikut për jetën pasi plumbin e ka marrë në këmbë. Megjithatë ende nuk ka dëshmuar lidhur me atë që ka ndodhur. • Vëllai i të plagosurës Afrim Hasalla, në një prononcim për gazetarët tregoi gjithë dinamikën e ngjarjes dhe u shpreh se ngjarjen vjen si pasojë e një sherri të nisur 2 vite më parë, mes dy fiseve Hasalla. • Kastriot Hasalla akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla më 29 Korrik të 2021.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Policia e identifikoi si autorin e plagosjes në Lushnje, Armand Hasalla çon video: Jam në Greqi, ja platia me kalamanj

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në
Armand Hasalla

LUSHNJE- 60-vjeçarja Bajame Senej është plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e së enjtes në fshatin Garunjas të Lushnjes. Ajo po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën, e sipas Policisë së Shtetit i ngjarjes është identifikuar se është Armand Hasalla, kushëriri i saj me të cilin vëllezërit e sauj kanë pasur konflikte. Por ky i fundit kontaktoi Tv Klan duke hedhur poshtë akuzat dhe duke pretenduar se ndodhet në Greqi. Madje ka nisur edhe video. 

"Ora është 8.39 minuta Më mori Policia më tha je i dyshuar, unë jam në Greqi, nuk kam haber se çfarë është bërë andej. Mirëmbrëma unë ndodhem në fshatin Narku të Greqisë, kjo është platia që rrinë të gjithë njerëzit dhe kalamajt,"-tha ai.

Historia e ka pikënisjen nga një konflikt i korrikut të vitit 2021, kur Kastriot Hasalla, vëllai i 60-vjeçares së plagosur këtë të enjte vrau kushëririn e tij Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas përplasjes për pronën. Pikërisht sot ishte edhe vendimi i gjykatës për këtë çështje.

3 VITE ME PARE

Policia i akuzon vëllanë për plagosjen e gruas në Lushnje, reagon nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, Armando është në Greqi

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një konflikt mes dy familjeve në Garunjas të Lushnjes para 3 vitesh i kushtoi jetën Romeo Hasallës, ndërsa sot u plagos një grua. Pasi po kthehej nga gjyqi i të vëllait, 60-vjeçarja Bajame Senej u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje e si pasojë mori një plumb në këmbë. Për Policinë e Shtetit, autori i dyshuar është Armando alias Emiljan Hasalla. Por vëllai i tij, Laerti, mohon që familja e tij të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Në një bisedë telefonike nga Italia për "TvKlan", ai pretendon se vëllai, Armando aktualisht është në Greqi, duke ngulur këmbë se që nga viti 2019, nuk kanë pasur përplasje të tjera me familjen Hasalla. Megjithatë për zbardhjen e të vërtetës, bën me dije se ia ka lënë në dorë shtetit. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Laert Hasalla: Unë jam Laert Hasalla, çuni i Shaip Hasallës nga Garunjas.

Anila Sefa: Ku ndodhesh ti?

Laert Hasalla: Unë ndodhem në Itali në Sannicandro di Bari, kam hipur që mbrëmë në traget në orën 19:30.

Anila Sefa: E more vesh ngjarjen ditën e sotme?

Laert Hasalla: Unë tani e mora vesh dhe vëllai im nuk ishte fare aty, është në Greqi. Do të flasësh edhe ti në telefon me atë. Ne nuk jemi fare në Shqipëri. Unë jam me gjithë familje dhe me gjithë nuse me dy fëmijët jam në Itali. Vëllai është në Greqi ka nga data 11, 12 Mars, ka ikur në Greqi. Ata e kanë nxjerrë në kërkim, nuk e di çfarë kanë trilluar aty ata.

Anila Sefa: Si quhet vëllai?

Laert Hasalla: Armando, se e ka ndërruar ai nga Emiljan e ka Armando Hasalla.

Anila Sefa: Kush dyshoni që kanë qenë?

Laert Hasalla: Nuk më intereson fare. Ata e kanë bërë vetë këtë gjë.

Anila Sefa: Pse?

Laert Hasalla: Sot ka qenë babai në gjyq dhe atyre i janë dhënë dënime dhe tani paskan ardhur me avokatin lart. Çfarë do avokati që i shoqëronka këta nëpër shtëpi. Siç ka deklaruar vetë, avokati i shoqëron këta nëpër shtëpi dhe këta tjerët janë me makina. Ata e kanë bërë vetë këtë çështje se ku ta di unë më, duan të shpëtojnë mbase nga ato 30-40 vjet burg që ka ngrënë i vëllai që vrau 3 veta. Nuk ka të drejtë të më cënojë mua familjen dhe të më thotë mua që ma ka bërë ky. Unë do i hedh në gjyq, do i çoj në Gjykatë të Lartë për këtë gjë që më akuzon dhe më ka shqetësuar.

Anila Sefa: Në gjyqin e Kastriot Hasallës, kush ka qenë nga familjarët tuaj sot?

Laert Hasalla: Ka qenë vetëm babai se unë jam në Itali sot. Babai më ka folur në orën 16:30 dhe babai sa zbriti nga makinat. E pashë nga kamerat e telefonit, kur zbriti babai nga makina dhe e mora në telefon me anë të nuses të vëllait se nuk ka njeri atje.

Anila Sefa: Si e more vesh ngjarjen për sot?

Laert Hasalla: Më ka marrë daja në telefon, nuk e dija fare, jam tek vjehrri në Itali. Në Bari, Sannicandro di Bari quhet fshati.

Anila Sefa: Keni pasur konflikte të tjera që pas vrasjes së Romeos?

Laert Hasalla: Unë nuk kam pasur fare konflikte. Unë ia kam lënë shtetit në dorë këtë punë. Të ishte për t’u marrë me këtë punë nuk prisja fare. Ata kanë një vit që kanë dalë nga burgu dhe nuk kam pasur as gërricje me ta dhe asgjë. Kështu që unë nuk kam punë fare më me ta.

Por ndryhse nga Laert Hasalla, Afrim Hasalla, vëllai i të plagosurës pretendoi se të shtënat me armë që u qëlluan ndaj motrës së tij erdhën nga familjarët e Shaip Hasallës. Afrimi tha se Kastrioti mbrojti në konfliktin që ndodhi në vitin 2021 vëllain dhe djalin e tij. Shkak i konfliktit mes dy familjeve është bërë një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh e mbjellë me ullinj, e si pasojë humbi jetën Romeo. 

3 VITE ME PARE

EMRI- Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje, Policia identifikon autorin, ngrihen pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në
Policia

LUSHNJE- Policia është në kërkim të Armand Hasallës. Ky person, sipas forcave blu dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të 60-vjeçares, Bajame Seneja. Plagosja e së moshuarës ndodhi ditën e sotme në orën 17:20 në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat. Hasalla ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia informon se ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë/Palgosi me armë zjarri në këmbë 60-vjeçaren, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Iu plagos motra, flet Afrim Hasalla: E qëlloi Shaip Hasalla me djemtë e tij

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në
Afrim Hasalla

LUSHNJE- Afrim Hasalla, vëllai i 60-vjeçares Bajame Senej, e cila u plagos pasditen e sotme në fshatin Ballagat të Lushnjes, ka treguar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Ai u shpreh se ata u zunë në pritë dhe për këtë akuzon familjen e kushërinjve të tij, atë të Shaip Hasallës, se tentuan që t'i vrisnin motrën. Afrimi tregoi për gazetarët e mbledhur para shtëpisë së tij, se prita iu zu pasi po ktheheshin nga gjyqi ndaj Kastriotit, i cili u dënua me 35 vjet heqje lirie. Afrim Hasalla tregoi se në momentin e ngjarjes ka qenë duke lëvizur përpara me një furgon dhe bashkë me të ka qenë edhe avokati.

"Na qëlloi Shaip Hasalla me djemtë. Urdhëroni. Para dy vjetëve na kanë qëlluar me armë, sot qëlluan prapë me armë. Më kanë plagosur motrën.  Atë e di shteti që nuk kanë marrë masat. U kemi çuar fotot. Urdhëro. U zumë për punë toke.  Për punë toke, Kastrioti isha dhe unë bashkë aty. Mbaruam gjyqin u nisëm për shtëpi, na bënë pritë me armë.  Nuk i pamë se ishin fshehur tek pishat. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Afrim Hasalla: Unë isha me avokatin. Nipi mbrapa ishte me motrën. U qëllua nipi, mbrapa. Dëgjuam të shtënat e armëve. I thashë avokat ore po më qëllojnë nipin më duket. Kthej kokën mbrapa, nipi me shpejtësi. Ul xhamin dhe më thotë po më qëllojnë. Iku para. Për këtë çështje është ngjarja, për tokën. 2 hektarë tokë që kam kaq vite me një stallë që kam bërë atje dhe sot ky zotëria do të vijë ta marrë me forcë. Kastrioti u dënua për ngjarjen e 2 viteve më parë. Por Kastrioti nuk e vrau. E vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllanë dhe fëmijën e tij. Urdhëroni personin që na priti atje me armë. Këtu është Shaip Hasalla,"-tha Afrim Hasalla.

Sherri mes dy familjeve ndodh për shkak të një sipërfaqe toke prej dy hektarësh, e kësaj herë në shënjestër ka qenë Bajamja, e cila mori një plumb në këmbë, e fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballagat të Lushnjës, plagoset një grua, Policia jep DETAJE

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Policia e Shtetit ka zbuluar detaje zyrtare lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 60-vjeçareje. Sipas bluve, një grua, 60-vjeçe, është plagosur me armë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar atë që ka ndodhur. Në Lushnje, janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Vëllai vrau kushërinjtë për disa degë ullinj! Plagoset me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në
Kastriot Hasalla

LUSHNJE- Zbulohet detaji nga plagosja e sotme në Lushnje. Pasditen e sotme është plagosur me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës, i cili ndodhet në burg për vrasje. 

Në 29 korrik të vitit 2019, vëllezërit Kastriot Hasalla kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, Romeo Hasallën, pas një konflikti pronësie. Në momentin e ngjarjes ishin prezentë Shuaip Hasalla së bashku me tre djemtë e tij Emiljanin, Laertin dhe Romeon, ndërsa Kastrioti ishte bashkë me të vëllain dhe djalin. E gjitha nisi nga shkulja e ullinjve që familja e Shaipit kishte mbjellë në tokat që Kastrioti pretendonte se e kishte të vetën. Sapo ka filluar t’i shkulë me zetor kanë qenë Romeo me vëllezërit e tij që janë përleshur me djalin e Kastriotit dhe vëllain. Të gjendur në këto kushte Kastrioti ka nxjerrë armën e gjahut të cilën e kishte në zetor dhe ka qëlluar në drejtim të Romeos, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe vëllezërit u plagosen lehtë. Pas ngjarjes policia arrestoi vëllanë e Kastriotit dhe djalin, ndërsa vetë Kastrioti u vetëdorezua tre ditë më pas.

3 VITE ME PARE

Sherri për motive pronësie! Plagosje në Lushnje, qëllohet nga një mjet në lëvizje

Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në
Policia

LUSHNJE- Plagosje me armë zjarri në Lushnje. Deri më tani raportohet se ka disa persona të plagosur.

Bëhet fjalë se personat e plagosur janë nga familja Hasalla. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një mjet në ecje, e plumbat kanë prekur të plagosurit në këmbë. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në ngjarje./Dosja.al

plagosje ne lushnje bajame seneja afrim hasalla

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit