Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emri dhe fotoja e tij janë bërë publike pak orë pas ndalimit, i cili u krye në qytetin e Prrenjasit, ku Spaho jetonte dhe ku dyshohet se ishte fshehur që nga mbrëmja e ngjarjes.
ELBASAN- Personi që shinhi në foton e mësipërme, është Nevzat Spaho, 29 vjeç, i identifikuar nga policia si personi që dyshohet se ka kryer ekzekutimin e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Emri dhe fotoja e tij janë bërë publike pak orë pas ndalimit, i cili u krye në qytetin e Prrenjasit, ku Spaho jetonte dhe ku dyshohet se ishte fshehur që nga mbrëmja e ngjarjes.
Mësohet se arrestimi i tij është realizuar pas një operacioni të shpejtë, të mbështetur në informacionet e mbledhura gjatë hetimeve intensive të ditëve të fundit. Kapja e Spahos konsiderohet një hap i rëndësishëm për zbardhjen e plotë të vrasjes së 43-vjeçarit, ndërsa policia ka ndaluar edhe një tjetër person të dyshuar për ndihmë në atentat.
Hetuesit po analizojnë lëvizjet, komunikimet dhe kontaktet e Spahos me persona të tjerë, në mënyrë që të përcaktojnë nëse pas krimit qëndron një grup i organizuar apo konflikte të mëparshme mes palëve. Kontrollet dhe verifikimet në terren vijojnë, pasi dyshohet se atentati është kryer me bashkëpunim të disa individëve.
Nevzat Spaho ka një të kaluar problematike me drejtësinë. Ai është dënuar më herët nga gjykata e Elbasanit për kanosje dhe ushtrim dhune me qëllim përfitimi, si edhe për mbajtje të paligjshme armësh. Në një rast të vitit 2022, ai ka dhunuar dhe kërcënuar me armë një shtetas për t’i marrë një shumë prej 3 mijë eurosh.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatori, pasi është siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, është larguar i shoqëruar me të tjerë persona me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
Ndue Martin Qokaj dhe i biri TROPOJË- Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është...
Atentati ELBASAN- Është bërë publike pamja filmike e momentit kur u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, mbr...
Foto nga takimi TIRANA- Ambasadori gjerman Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me Kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani d...
Foto ilustruse ITALI- Biznesmeni italian Colonico P është dënuar me katër vjet burg. Ky vendim u dha nga një gjyqtar gjat&eum...
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Ro...
Foto ilustruse TIRANË- Gazetari, Klodian Tomorri ka deklaruar se deputetët e PD-së propozuan sot në Komisionin Parlamentar të...
Foto ilustruese DURRËS- Një 41-vjeçar nga Durrësi është plagosur me thikë gjatë një konflikti me nj&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri, Durrës, ku një i ri ë...
Foto ilustruese DURRËS- Një sherr mes dy personave në Qerret ka përfunduar me plagosjen e një 20-vjeçari, pasi konflik...
SPAK TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi disa pasuri të paluajtshme dhe një automjet që i përkasin Nikol...