Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ërmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tomorri tha se zëvendësministri i Financave u përgjigj se nuk mund t'i bëjë publike, pasi janë të dhëna publike.
TIRANË- Gazetari, Klodian Tomorri ka deklaruar se deputetët e PD-së propozuan sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë një amendament brenda ligjit të faljes. Ai tha se kjo detyronte qeverinë të bënte publike listën e atyre, që përfitojnë më shumë se 50 mijë euro falje taksash. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tomorri tha se zëvendësministri i Financave u përgjigj se nuk mund t'i bëjë publike, pasi janë të dhëna publike.
Në lidhje me këtë Tomorri tha se po falen vjedhjet, paratë e qytetareve, e të sëmureve, e fermerëve, e pensionistëve, ndërsa Ministria e Financave thotë se është e dhënë sensitive. Gazetari tha se lista e përfituesve të mëdhenj nuk publikohet, pasi ata janë porositësit e ligjit. Ai tha se publikohet çdo transaksion thesari, shumat, përfituesit, ndërsa tha se lista e përfituesve nga falja e taksave shitet si e "dhënë sensitive.".
Ai tha se po të dalë lista, do dalë edhe arsyeja se përse dhe për kë po bëhet falja. Në fund, Tomorri tha se sa herë që ka korrupsion del gjithmon, historia e të dhënave sensitive, konfidencialiteti dhe mbrojtja e privacisë.
Reagimi i Klodian Tomorrit
Interesin e kujt mbron ministria e Financave? Deputetet e Partisë Demokratike propozuan sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë një amendament brenda ligjit të faljes, i cili detyronte qeverinë të bënte publike listën e atyre që përfitojnë më shumë se 50 mijë euro falje taksash. E dini si u pergjigj zevendesministri i Financave? Nuk mund ta bëjmë publike se janë të dhëna sensitive. Këta nuk kanë as turp të bëhen budallenj. Madje e bëjnë këtë punë me qejf të madh. Ça sensitiviteti ka këtu? Këtyre po u falet vjedhja, po u falen paratë e qytetarëve, paratë e të sëmurëve, paratë e fermerëve, paratë e pensionistëve, ministria e Financave thotë është e dhënë sensitive.
Ne publikojmë çdo transaksion thesari; publikojmë shumën, publikojmë përfituesin, publikojmë motivin pse behet pagesa. Por lista e përfituesve nga falja e taksave qenka e dhënë sensitive. Ça është kjo tani? Ore falni paratë tuaja po të doni dhe mos ja tregoni gruas, vëllait, babait, quheni sensitive, quajeni ca të doni. Por këtu nuk po falni paratë e shtepive tuaja, që e fshihni. Tani, e dini pse nuk e publikojnë listën e përfituesve të mëdhenj këta? Është shumë e thjesht. Sepse ata janë porositesit e ligjit. Po të dalë lista, do dalë edhe arsyeja se përse dhe për kë po bëhet falja. Kaq e thjesht është. Ky është korrupsion. Sa herë që ka korrupsion del gjithmone kjo historia e të dhënave sensitive, konfidencialiteti, mbrojtja e privacisë etj etj. Kështu u bë me Covidin, kjo punë u bë tek IT-ja, kjo punë po bëhet andej nga mbrojtja. Dhe këto janë të gjitha korrupsion./Dosja.al
Foto ilustruese DURRËS- Një 41-vjeçar nga Durrësi është plagosur me thikë gjatë një konflikti me nj&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri, Durrës, ku një i ri ë...
Foto ilustruese DURRËS- Një sherr mes dy personave në Qerret ka përfunduar me plagosjen e një 20-vjeçari, pasi konflik...
SPAK TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi disa pasuri të paluajtshme dhe një automjet që i përkasin Nikol...
Foto ilustruese SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar sot në daljet e qytetit të Koplikut, ku katër person...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, pasi kultivonin marijuanë në një depo të boshatisur...
Aurel Zarka Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyr&e...
Foto ilustruse TIRANË- Emri i personit, i cili do të mbajë statusin e Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të H...
Foto ilustruse TIRANË- Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej katër vitesh është arrestuar sot ...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Bilisht. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi kishin p&eu...