LIVE UPDATES
Aktualitet

Lëvizjet në Prokurorinë e Posaçme, Flamur Vezaj: Fronti i ri i luftës? Jo në Lindjen e Mesme, por në SPAK!

Vezaj shprehet se shkarkimi i Krajës erdhi për shkak se nuk mbështetit emrin e zgjedhur nga Dumani për drejtimin e BKH-së.

25 Qershor 2025, 19:50 Nga r.ll
Lëvizjet në Prokurorinë e Posaçme, Flamur Vezaj: Fronti i
dumani, kraja

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale shkarkimet e fundit në Prokurorinë e Posaçme. Rreth një javë më parë, kreu i SPAK, Altin Dumani shkarkoi nga posti i Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë, Arben Krajën. Duke ironizuar, Vezaj shkruan se ndërsa bota po mbante frymën për një luftë të re mes Izraelit dhe Iranit, në Shqipëri ndodhi një përplasje tjetër, po aq “strategjike”, beteja për pushtet në SPAK.

Ai thotë më tej se Dumani, të cilit i mbaron mandati në dhjetor, po mundohet të garantojë që SPAK, edhe kur ai të largohet të mbajë emrin e tij. Këtë, sipas gazetarit, po e bën fillimisht duke tentuar të emërojë shefin e ri të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar, jo me meritë por me "besnikëri". Vezaj shprehet se shkarkimi i Krajës erdhi për shkak se nuk mbështetit emrin e zgjedhur nga Dumani për drejtimin e BKH-së. Më tej shton se ky ndryshim ishte mesazh i nënkuptuar edhe për prokurorin Behar Dibra, që dyshohet se do të votonte ashtu si Kraja për personin që do drejtojë BKh-në. 

Vezaj nuk ka lënë pa përmendur dhe pasuesen e Krajës në postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë, Dorina Bejkon që sipas tij u soll në SPAK me porosi të Dumanit dhe ish-ministrit Fatmir Xhafa. Gazetari shkruan se kjo është drejtësia e re në Shqipëri, "me prokurorë hakmarrës, oficerë të dosjeve të paplota, votime “parimore” dhe institucione “të pavarura” që në fakt varen më shumë se asnjëherë më parë, nga “shefi”".

 POSTIMI I PLOTË: 

Fronti i ri i luftës? Jo në Lindjen e Mesme, por në SPAK!

Ndërsa bota mbante frymën për një luftë të re mes Izraelit dhe Iranit, dhe SHBA shpërtheu depot bërthamore iraniane me kirurgji precize, në Shqipëri ndodhi një përplasje tjetër, po aq “strategjike”, beteja për pushtet në SPAK!

Jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë aksion ndaj krimit të organizuar apo aferave miliardëshe, por për një luftë të vogël, të ndyrë dhe plot inate personale, që po zhvillohet në kulisat e drejtësisë së “re”.

Altin Dumani, drejtuesi i SPAK që e ka biletën e largimit të prenotuar për në dhjetor, nuk po lë gur pa lëvizur për të garantuar që SPAK-u, i nesërm, të mbetet gjithsesi… Dumani. Dhe si fillim, po tenton të emëroj shefin e ri të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar. Dhe siç e do tradita shqiptare, jo me meritë, po me “besnikëri”.

Zgjedhja u bë arenë përplasjeje mes Dumanit dhe ish-shefit të tij, prokurorit Arben Kraja. Kraja, që guxoi dhe e shprehu votën kundër kandidatit Elton Kerluku dhe përkrahu rivalin veteran Jon Keta, u ndëshkua pa mëshirë. U shkarkua menjëherë nga pozicioni. Mesazhi? Kush nuk bie dakord me “shefin”, i hiqen gradat institucionale.

Por me sa duket, ky veprim hakmarrës ndaj prokurorit Kraja, ishte edhe një kërcitje gishtash ose mesazh me nëntekst për prokurorin Behar Dibra, që sipas gojëve të liga, do të votonte njësoj si Kraja. Pra, po ti heqësh “spaletat” një Prokurori të respektuar në institucion siç është Kraja, çfarë mund t’i bësh një prokurori të njohur për afeksionin ndaj gotës? Do ta shohim në episodet në vijim…

Ndërkohë, procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së u shty pa asnjë bazë ligjore. Arsyeja? Kandidati i Dumanit kishte… dosje të paplotë! Po hej, për çfarë kemi letra ligjore kur kemi dëshira personale, apo jo? Por siç ndodh shpesh në Shqipëri, kur s’është ligji, hyn në lojë “dëshira e shefit”.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, Dumani ka nisur edhe ndërtimin e dinastisë së tij brenda SPAK-ut. Trashëgimtarja e kurorës? Prokurorja Dorina Bejko. Sipas zërave të korridoreve, të gjatë e me pllaka mermeri, u soll në SPAK me porosi të Dumanit dhe ish-ministrit Fatmir Xhafa. Qëndroi pak muaj në komandim, dha provën e besnikërisë, dhe KLP-ja, si gjithmonë në versionin “kemi vendosur të vendosim çfarë na thanë”, e emëroi me një vendim të “pavarur”.

Pra, Dumani largohet në dhjetor, por bën gjithçka që “dëshira” e tij të mos ikë kurrë nga godina. Jo më kot, çdo herë që ka dashur diçka, shefi i SPAK-ut, gjykatat dhe KLP-ja e kanë zbatuar me përpikëri… dëshirën e tij, jo ligjin e Kushtetutën.
Kjo është drejtësia e re në Shqipëri: me prokurorë hakmarrës, oficerë të dosjeve të paplota, votime “parimore” dhe institucione “të pavarura” që në fakt varen më shumë se asnjëherë më parë, nga “shefi”!

flamur vezaj arben kraja altin dumani spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj