Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka sekuestruar 84 pako kanabis e përpunuar si çokollatë me peshë totale 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare
LEZHË- Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar 'Processed drugs'. Këta persona u kapën duke lëvizur me 11 kg kanabis çokollatë në automjetin e tyre. Policia ka sekuestruar 84 pako kanabis e përpunuar si çokollatë me peshë totale 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Processed drugs". Operacioni, i zhvilluar nga Strukturat e Hetimit në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Lezhë. Të shoqëruar e të ruajtur nga një automjet tjetër, vihen në pranga 3 shtetas që lëviznin me 11 kg kanabis çokollatë në automjetin e tyre. Sekuestrohen 84 pako kanabis e përpunuar si çokollatë me peshë totale 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare.
Strukturat e Hetimit në bashkëpunim me Njësinë e Operacionale në DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas po lëviznin në Lezhë, me 2 automjete, ku brenda njërit prej tyre kishte lëndë narkotike të përpunuar si çokollatë të cilën donin ta shisnin, ndërsa te automjeti tjetër ishin shtetas që shoqëronin dhe ruanin automjetin me lëndën narkotike, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Processed drugs".
Gjatë këtij operacioni, në dalje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetet e dyshuara, në lëvizje, për të cilat kanë ndërhyrë dhe i kanë ndaluar menjëherë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi I. H., në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 11 kilogramë. Ndërsa në automjetin tjetër, nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm, por vetëm 2 shtetas që shoqëronin dhe ruanin automjetin ku ndodhej lënda narkotike.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 3 shtetasit, konkretisht:
-I. H.,50 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit ku ishte lënda narkotike, dhe M. D., 52 vjeç e P. Rr., 40 vjeç, të dy banues në Shkodër, shtetasit që lëviznin me automjetin shoqërues.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 84 pako lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate me peshë totale rreth 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare.
Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Për këtë vit, ky rast është rasti i dytë i goditjes nga Policia e Lezhës, i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike të përpunuar në formë çokollate. Në muajin korrik, u sekuestruan 15 pako kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 3.1 kilogramë.
Qytetari GRAMSH- Një prej personave që ishte prezent në momentin e sulmit të kryer ndaj ushtarëve shqiptarë në Uzinë...
Arme TIRANË- Dy persona kanë përfunduar pranga, një i proceduar dhe një i lënduar është bilanci i një kon...
Uzina TIRANË- Hetimet po vijojnë nga autoritetet shqiptare pas ndalimit të dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të futen brend...
Lajmi ne media TIRANË-Sulmi ndaj dy ushtarëve shqiptarë që ndodhi ditën e djeshme në Uzinën e Përpunimit të Ar...
Moska RUSI- Sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e Gramshit ka tërhequr vëmendjen e mediave ruse. 'The Moscoë T...
Edi Rama SHBA- Media e njohur 'The Guardian' i ka kushtuar një shkrim incidentit të ndodhur një ditë më parë në Uzin&eum...
Uzina GRAMSH- Dy rusë dhe një ukrainas kanë tentuar ditën e djeshme të futen në uzinën ushtarake të Gramshit, ...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Lajmi i ditës dhe më i bujshmi ...
Në Shqipëri, dy shtetas rusë, M.Z., 24 vjeç dhe S.T., 33 vjeçe, së bashku me një shtetas ukrainas, F.T., 25 vjeç...
Mikhail Zorin TIRANË- 'Jemi bloggerë' kanë dëshmuar para grupit hetimor tre personat që u ndaluan pas sulmit në Uzinën U...