LIVE UPDATES
Aktualitet

Ligji rezultoi kot: 70 për qind vazhdojnë t’i përdorin qeset plastike

Pasi i përdorin një herë, 54.7 për qind e qytetarëve të anketuar i ruajnë dhe i ripërdorin qeset, ndërsa 40.7 për qind i ripërdorin vetëm për mbeturinat, 2.7 për qind i hedhin, ndërsa 2 për qind nuk janë të sigurt.

23 Dhjetor 2022, 16:51 Nga k.m.
Ligji rezultoi kot: 70 për qind vazhdojnë t’i përdorin
Foto ilustruese

TIRANË- Në qershor të 2022 u ndalua përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri dhe çdo njeri që shkelte ligjin do të dënohej me gjobë. A e kanë zbatuar shitësit këtë ligj? Qëndresa Qytetare ka kryer një pyetësor në lidhje me përdorimin e qeseve plastike ku janë përgjigjur 300 qytetarë të të gjitha moshave nga 15 vjeç, nga të gjitha qarqet e Shqipërisë. 84 për qind e të anketuarve jetojnë në zona urbane ndërsa 16 për qind në zona rurale.

Nga ky pyetësor Qëndresa Qytetare ka dalë në përfundimin se 70 për qind e qytetarëve të anketuar vazhdojnë të përdorin ende qese plastike. Për 59.3 për qind prej tyre, kostoja e blerjes së qeses së re plastike, është e lartë (një qese plastike e re kushton 20 lekë).

Pasi i përdorin një herë, 54.7 për qind e qytetarëve të anketuar i ruajnë dhe i ripërdorin qeset, ndërsa 40.7 për qind i ripërdorin vetëm për mbeturinat, 2.7 për qind i hedhin, ndërsa 2 për qind nuk janë të sigurt.

Sakaq 53 për qind e të anketuarve shprehen se bëjnë blerje deri 3 herë në javë, ndërkohë që 42.33 për qind tregojnë se bëjnë pazare më shumë se 6 herë në javë, çka dhe shpjegon faktin se pse qeset e reja plastike janë të shtrenjta për to. 74.7 për qind e tyre, pra 224 persona, pranojë se ka patur raste kur shitësi ju ka ofruar qese të holla një-përdorimshe, ndërkohë që 8 për qind shprehen jo të sigurtë.

Nga ana tjetër, 67 për qind e tyre shprehen se kjo gjë u ka ndodhur pas qershorit. Pra 201 persona nga 300 konfirmojnë se janë ndeshur me shkelje të këtij ligji. Ndërkohë pjesa më e madhe e të anketuarve që dëshmojnë këtë gjë, banojnë aktualisht në Tiranë. 94 për qind prej tyre kanë dëgjuar për ligjin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, ndërsa 4.3 për qind jo dhe 1.7 për qind shprehen se nuk e dinë. Për këtë ligj, qytetarët janë informuar më së shumti nga televizioni (35.3 për qind), media sociale (29 për qind) dhe miqtë (6 për qind).

Sipas Global Change Data Lab1, në vitin 1950, bota prodhonte vetëm 2 milionë tonë plastikë në vit. Që atëherë, prodhimi vjetor është rritur gati 230 herë, duke arritur në 460 milionë tonë në 2019. Ndërkohë nga 5800 milionë tonë plastikë parësore që nuk përdoren më, vetëm 9 për qind është ricikluar që nga viti 1950. Sa i përket Shqipërisë, e cila njihet si një nga vendet që kontribuon më së shumti në ndotjen e oqeaneve në botë, rezulton se vetëm për vitin 2019, janë emëtuar mesatarisht 0.54 kg plastikë për person. Ndërkohë që mbetjet plastike të keqmenaxhuara për frymë në Shqipëri, në 2019, janë 24.24 kg për person. Duke konsideruar dëmet që plastika ka shkaktuar në të gjithë botën, shumë qeveri kanë ndërmarrë masa të ndryshme për parandalimin e përdorimit të saj.

Në vitin 2002, Bangladeshi u bë vendi i parë në botë që zbaton një ndalim për qeset e holla plastike, pasi u zbulua se ato luanin një rol kyç në bllokimin e sistemeve të kullimit gjatë përmbytjeve.

Sipas një kërkese të bërë në tetor nga Qëndresa Qytetare adresuar pranë ISHMT (Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut), rezulton se prej fillimit të implementimit të ligjit, më datë 1 qershor deri më 18 tetor të vitit 2022, ky institucion ka kryer 2038 verifikime/inspektime/ kontrolle të subjekteve apo individëve, nga ku është vendosur vetëm 1 masë administrative me gjobë (500.000 lekë), dhe janë sekuestruar mbi 200 kg plastikë, nga ku 147.7 kg janë sekuestruar pranë një subjekti importues. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i ka kryer inspektimet në terren nëpërmjet degëve të saja në 4 rajonet e Shqipërisë. Nga 12 inspektimet e kryera nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Korçë, Elbasan dhe Berat janë vendosur 3 masa administrative me gjobë minimale, nga 500 000 lekë secila si dhe janë sekuestruar 480 plastikë e palejuar. Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka kryer 5 inspektime në total, nga ku të 5 subjektet prodhonin qese plastike sipas kërkesave ligjore.

Në Tiranë, Durrës dhe Dibër janë kryer në total 7 inspektime, ku nuk janë konstatuar parregullësi. Në rajonin e Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit, ARM (Agjencia Rajonale e Mjedisit) përkatëse ka inspektuar vetëm një subjekt, i cili është i vetmi që është i pajisur me leje mjedisore për prodhimin e qeseve plastike. Gjithsej, ARM ka kryer 25 inspektime, nga ku janë vendosur 3 gjoba dhe ka qenë prezente në shkeljen e ligjit në një tjetër rast, të inspektuar nga ISHMT. Në total, nga inspektimet e këtyre dy institucioneve rezulton se vetëm 4 subjekte në të gjithë Shqipërinë kanë shkelur ligjin që prej datës së fillimit të implementimit të tij./GazetaSi

shqipëri projektiligji i ri për qeset plastike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj