23 Dhjetor 2022, 13:52
Nga l.S
Policia Rrugore, Durrës
DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka bërë bilancin e kontrolleve të ushtruara gjatë një jave për parandalimin e shkeljeve të qarkullimit.
Me anë të një njoftimi, Policia raporton se gjatë një jave janë arrestuar 8 shoferë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sakaq, uniformat blu njoftojnë se janë pezulluar 56 patenta nga të cilat, 48 për tejkalim shpejtësie dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:
-janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
-janë pezulluar në total, 56 leje drejtimi, nga të cilat 48 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 leje të tjera, për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit ose për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
durres
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 14:38
A.B
Vasil Bollano dhe policia
VLORË- Gjykata ka lënë në arrest shtëpie ish kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano i cili pë...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 14:16
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Arrestohet nga policia italiane 47-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e djeshme vrau me thikë Nazzareno Paolo T...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 14:09
A.B
Protestuesi
ELBASAN-Invalidët kanë vendosur të hyjnë sërish në grevë urie, pasi nuk kanë marrë ende një p...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:44
a.l
policia
VLORË- Katër persona janë vënë në pranga nag policia në Vlorë, pasi akuzohen për vepra të ndryshm...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:51
A.B
Porti
TIRANË- Fluksi i emigrantëve ka nisur që prej ditës së djeshme Portin e Durrësit, ndërsa në orët në...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:47
A.B
Kapelja
VLORË- Policia e shtetit ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet një ditë më parë në a...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:35
A.B
Uji ne Shkoze
TIRANË- Uji i pijshëm ka mbuluar rrugët në Shkozë. Gazetari Erjon Skëndaj ka ndarë në 'Youtube' ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:31
a.l
aksident në Tiranë
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:25
A.B
Vasil Bollano
VLORË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano është dërguar me urgjencë në spital. 66-vjeçari i...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 12:56
a.l
Gent Pjetri
TIRANË- Pas një pushimi disa vjeçar, Gentjan Pjetri ose siç njihet ndryshe me nofkën 'Doktori' u r...