LIVE UPDATES
Aktualitet

Lista Serbe flet për 'kaos' në veri, opozita kërkon përgjegjësi

Këto janë disa nga çështjet që kanë vënë në dukje kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, në ditët e para pas marrjes së pushtetit.

10 Dhjetor 2025, 22:25 Nga E. D
Lista Serbe flet për 'kaos' në veri, opozita kërkon
foto ilustruese

“Gjendje e keqe në administratat komunale”, “zyra të shkatërruara” e “mungesa të dokumentacionit zyrtar”...

Këto janë disa nga çështjet që kanë vënë në dukje kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, në ditët e para pas marrjes së pushtetit.

Gjatë një bisede me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ata theksuan gjithashtu mungesën e mobiljeve bazë për zyrat - gjë që, siç thanë, e vështirëson dukshëm funksionimin normal të komunave dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Gjatë bisedës u theksua nevoja për realizimin e një analize të detajuar ligjore dhe financiare të gjendjes së konstatuar, në mënyrë që, në periudhën e ardhshme, të merren vendime në përputhje me ligjin dhe në interesin më të mirë të qytetarëve të të gjitha komunave në veri të Kosovës dhe Metohisë”, tha përmes një komunikate Lista Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë.

Më herët u bë e ditur se janë shkarkuar drejtorët e mëparshëm të emëruar politikisht në departamente, dhe se emërimet e drejtorëve të rinj do të bëhen në ditët në vijim.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Më pas, në dy raste, ata iu bënë thirrje qytetarëve që t’i bojkotonin proceset zgjedhore.

Radio Evropa e Lirë u përpoq më 9 dhe 10 dhjetor t’i kontaktojë kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit - Millan Radojeviq, Zoran Todiq, Millosh Peroviq dhe Dragisha Milloviq - për t’i pyetur për hapat e ardhshëm, prioritetet në punë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, por asnjëri nuk u përgjigj.

Todiq, për median lokale “Kosovo Online”, tha se autoritetet e mëparshme lokale kanë punësuar njerëz të papërshtatshëm, të cilët “nuk kanë kapacitete për të punuar në detyrat e caktuara”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Ivan Vuçkoviq, këshilltar në Leposaviq nga iniciativa qytetare “Rrënjët”, thotë se mbetet të shihet se sa persona kompetentë do të sjellë pushteti i ri lokal.

Ai kujton se Lista Serbe ka qenë në pushtet në katër komunat e veriut që nga viti 2013.

Si këshilltar thotë se do të paralajmërojë për çdo shkelje dhe se do të propozojë njerëz për funksione të caktuara, që “mund të përballojnë peshën e disa ndryshimeve”.

“Nëse nuk mund të ndikoj në përzgjedhje, mund të paralajmëroj nëse emërohen njerëz të paaftë, sepse pa njerëz kompetentë, pa përfshirjen e të rinjve, të energjisë së re, ky mjedis nuk mund të ecë përpara. Kam frikë se do të ndiqet modeli i njëjtë kur bëhet fjalë për përfitimet sociale ose qëndrimin ndaj njerëzve që kërkojnë me ngulm disa të ardhura. Nuk kemi qenë më mirë as para [ish-kryetarit shqiptar të komunës, Lulzim] Hetemi", thotë Vuçkoviq.

Marko Jakshiq, këshilltar në Mitrovicë të Veriut nga iniciativa qytetare “Veriu për të gjithë”, thotë për Radion Evropa e Lirë se do të ushtrojë “presion të vazhdueshëm mbi pushtetin e Listës Serbe që t’i respektojë ato që ua ka premtuar qytetarëve”, veçanërisht premtimin për anulimin e vendimeve të “pushteteve jolegjitime”.

“Këto i kanë përmendur si prioritete të veprimtarisë së tyre dhe janë gjëra që qytetarët i presin me të drejtë”, thotë ai.

Jakshiq beson se kryetarët shqiptarë të komunave, në periudhën e kaluar, kanë marrë dhe zbatuar vendime nën udhëzimet e drejtpërdrejta të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Disa nga vendimet që Jakshiq i konsideron problematike, përfshijnë: riemërimin e rrugëve në Mitrovicë të Veriut pa pëlqimin ose konsultimin me shumicën e popullsisë serbe, fshirjen e muraleve, konvertimin dhe dhënien e tokave, si dhe “uzurpimin e pronave”.

Qeveria e Kosovës, që nga largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet në nëntor të vitit 2022, punoi për të shtrirë autoritetin në veri të Kosovës - gjë që hasi në rezistencë nga popullsia lokale serbe dhe shkaktoi tensione të shumta.

Tensionet kulmuan në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Me ardhjen e kryetarëve shqiptarë në pushtet, autoritetet lokale morën ndërtesat, ku funksiononin institucionet serbe, në pronësi të tyre; ndaluan ndërtimet “jolegjitime” të financuara nga Serbia, ose paralajmëruan për shembjen e lagjeve të ndërtuara pa leje.

Në mes të këtij viti, Komuna e Mitrovicës së Veriut nënshkroi edhe një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Mitrovicës së Jugut, që parashikon ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe makina - projekt që u mbështet nga Qeveria e Kosovës.

Aleksandar Rapajiq nga Qendra joqeveritare për Avokim të Kulturës Demokratike, e cila merret edhe me sundimin e ligjit, konsideron se autoritetet e mëparshme kanë marrë kryesisht vendime që kanë shkuar në favor të pushtetit qendror dhe jo të banorëve lokalë.

Ai shton se një pjesë e këtyre vendimeve duhet të ndryshohet, sidomos ato që janë marrë, sipas tij, “për t’iu kundërvënë” popullsisë lokale.

Sipas tij, disa punonjës nga komuniteti shqiptar janë punësuar pa kaluar ndonjë proces transparent ose konkurs publik.

“Mendoj se me një rishikim të dokumentacionit, mund të konstatohen disa parregullsi. Shumë vendime nuk janë publikuar as në gjuhën serbe. Mendoj se ka bazë për rishikim. Nuk i kam parë dokumentet, por mendoj se autoritetet e reja lokale duhet t’i angazhojnë disa juristë dhe inxhinierë, për të përcaktuar se çfarë është bërë pa procedurë ligjore. Gati të gjitha vendimet janë marrë pa asnjë konsultim me popullsinë lokale”, thotë Rapajiq për Radion Evropa e Lirë.

Ligji për vetëqeverisjen lokale parashikon që për një vendim ose akt tjetër të komunës që nuk përputhet me Kushtetutën dhe ligjet, mund të kërkohet shqyrtim i ri nga organi mbikëqyrës - në këtë rast, Ministria e Administrimit Lokal ose një institucion tjetër përgjegjës i Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa pritet të shihen veprimet konkrete të autoriteteve të reja lokale, këshilltarët nga radhët e opozitës thonë se do të vazhdojnë t’i mbrojnë idetë që ua kanë prezantuar qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Jakshiq thotë se iniciativa e tij qytetare “Veriu për të gjithë” do të angazhohet për realizimin e projekteve infrastrukturore në Mitrovicë të Veriut, sipas programit të tij zgjedhor “Për një qytet me shpresa të reja”.

“... siç janë fontana në shëtitore apo parku natyror pranë lumit Ibër, që do t’u jepnin qytetarëve ndjesinë e normalitetit”, thotë ai.

Vuçkoviq nga iniciativa qytetare “Rrënjët” thotë se do të përpiqet të ndikojë në zhvillimin e komunës së Leposaviqit përmes ideve inovative, sidomos në fushën e kulturës, që, sipas tij, është shumë e nevojshme.

“... për të mos përmendur sportin dhe aktivitetet e tjera, ku të rinjtë duhet të marrin pjesë”, shton ai.

Vuçkoviq thotë se një përparim është fakti që në Kuvendin e Komunës së Leposaviqit janë tre këshilltarë që nuk janë nga radhët e Listës Serbe dhe që, gjatë katër vjetëve të ardhshëm, do të jenë “zëri i vërtetë” i qytetarëve./REL

lista serbe

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion