LIVE UPDATES
Aktualitet

Lushnja pa raporte për leje lindje, ia marrin Fierit

Ai thotë, se është bërë me fëmijë prej tre muajsh, por e shoqja nuk merr paratë e raportit të lejes së lindjes, sepse në Konsultoren e Gruas nuk ka fletë modelare.

30 Shtator 2022, 21:26 Nga k.m.
Lushnja pa raporte për leje lindje, ia marrin Fierit
Pamje nga videoja

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim nga një qytetar nga Lushnja, i cili kërkon të mbetet anonim për shkak se punon në administratë shtetërore. Ai thotë, se është bërë me fëmijë prej tre muajsh, por e shoqja nuk merr paratë e raportit të lejes së lindjes, sepse në Konsultoren e Gruas nuk ka fletë modelare.

Qytetari: “Konsultorja i Gruas”, ku të gjitha çiftet, që kanë një bebe, domethënë për 1 vit, shkojnë çdo muaj marrin një raport, që t’ i hidhen lekët në siguracione.

Gazetarja: Për lejen e lindjes?

Qytetari: Për lejen e lindjes, po!

Gazetarja: Që t’i kalojnë paratë?

Qytetari: Po! Ka që 3 muajt e fundit, edhe arsyeja, që nuk janë paguar këto është, që kur shkon me marrë raport, thonë, që nuk ka raporte, nuk ka fleta raporti.

Gazetarja: Sa veta të tjerë mund ta kenë këtë problemin domethënë që kanë 3 muaj pa marrë këto fletat modelare?

Qytetari: Të gjithë, të gjithë…të gjithë pa përjashtim! Të gjithë, ca 3 muaj, ca 2 muaj. Të gjithë pa përjashtim.

Gazetarja: Po mirë, ku jeni ankuar juve?

Qytetari: Po ku do ankohemi ne?

Gazetarja: Tek Drejtori i Konsultores besoj?

Qytetari: Po pra, por çështja është, që ne jemi në punë në Shtet. Nuk ankohemi dot as për gjënë më të vogël, se e dimë si funksionon, zëvendësohemi shumë kollaj. Kështu që…

Gazetarja: I bie që tani ta ndjekë “Stop”

Qytetari: Në qoftë se keni mundësi ju, aq më mirë!

Gazetarja: Nëse shkoj sot vazhdon si problematikë?

Qytetari: Po, po vazhdon, është e sigurt.

Gazetarja e “Stop” e provon me kamera pretendimin e denoncuesit.

Qytetari: Përshëndetje! A u lodhët? Si jeni? Më çuan me pa, a ka ardhë fleta, apo jo?

Punonjësja: Ah, jo jo. Nuk kanë ardhur!

Për këtë problem pyesim drejtoreshën e Konsultores së Gruas, Mejreme Dervishi, e cila thotë, se i ka bërë shkresë ISSH Lushnje që në 8 Gusht, por nuk ka marrë përgjigje.

“I kemi bërë letër zyrtarisht operatorit. Furnizuesi kryesor është operatori që ia delegon Sigurimeve Shoqërore. Biles kemi folur edhe në Ëhatsapp, por gjërat i kam bërë zyrtarisht. Kjo është kërkesa zyrtare që mund ta lexoni që ia kam dërguar zyrtarisht Sigurimeve Shoqërore dhe nuk ka asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Fare mirë mund t’i drejtoheni Sigurimeve Shoqërore që gjthsecili të mbajë përgjegjësinë”, tha Dervishi.

Në ISSH Lushnje përgjegjësja Shqipe Asanbelli, e mohon shkresën e Konsultores, duke thënë, se nuk kishte dijeni, por do të njoftonte drejtorin.

Përgjegjësja Shqipe Asanbelli: Dëgjo çikë Shqipen…nuk mund të jap informacion, se ne jemi Agjenci. Të marr drejtorin, se nuk lejohet.

Gazetarja: E kuptoj, por ajo shkresën Agjencisë ia ka dërguar.

Përgjegjësja Shqipe Asanbelli: Jo, jo nuk është puna, se do ta mohoj por… Tani do më falësh…! Ja, një sekondë…!

Dhe në fakt pas alarmit të gazetares së “Stop”, modelarët erdhën brenda ditës, duke u sjellë urgjent nga Fieri.

Qytetari: Mirë pra, por si e zgjidhët?

Gazetarja: Tani mos e pyet Stopin si e zgjidha!

Qytetari: Po i kishte hyrë frika atyre…

Gazetarja: Po ja si puna jote, t’ia kaloni mirë dhe faleminderit!

Qytetari: T’ia kaloni mirë dhe faleminderit!/tvklan.al

fier lushnje lejet e lindjes ne lushnje

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Shtator 2022, 21:10 k.m.

Energjia, ERE: Çmimet do rishikohen çdo muaj

Foto ilustruese TIRANË- Ditën  e sotme, kryeministri Edi Rama njofton se nuk do të aplikohet fasha prej saj. Por duket se rritja e &cce...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj