LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga shërbimet mjekësore deri te rritja e çmimeve, VOA: Sfidat e të moshuarve në Shqipëri

Disa kohë më parë një grup të moshuarish nga Dropulli i Sipërm në Gjirokastër kërkonin nga Bashkia vendosjen e shërbimit urban për 17 fshatra të kësaj zone, i ndërprerë prej disa vitesh.

30 Shtator 2022, 19:40 Nga I.A
Nga shërbimet mjekësore deri te rritja e çmimeve, VOA: Sfidat e
Foto ilustruese

TIRANË- Lëvizjet e mëdha demografike të popullsisë kanë ndikuar që në shumë zona në Shqipëri pjesa më e madhe e banorëve të jenë mbi 65 vjeç. Gjirokastra është një prej këtyre bashkive ku ka nisur edhe një projekt pilot për të përmirësuar shërbimet e integruara ndaj të moshuarve. Projekti mbështetet nga Programi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Shëndetin dhe përfshin edhe 5 bashki dhe institucione vendore të shëndetit dhe shërbimeve sociale.

Disa kohë më parë një grup të moshuarish nga Dropulli i Sipërm në Gjirokastër kërkonin nga Bashkia vendosjen e shërbimit urban për 17 fshatra të kësaj zone, i ndërprerë prej disa vitesh.

“Në Koshovicë vinte dy herë në ditë autobuzi. Pas 30 vitesh demokraci nuk kemi autobuz, nuk kemi makinë. Përse? Kush do na na japë përgjigje, bashkia apo qeveria”, thotë Vangjeli, banor i kësah zone.

Ndërsa një banor tjetër thotë se të moshuarit kanë nevojë për shërbime, të blejnë ushqime, të bëjnë vizita mjekësore, të marrin ilaçe dhe u mungon transporti urban nga fshatrat e tyre të thella për në qytetin e Gjirokastrës. Me taksi nuk e përballojnë dot, thotë ai pasi pensioni mjafton për katër rrugë në muaj deri në Gjirokastër.

Problemet e të moshuarve në shumë zona të prekura nga emigracioni masiv janë bërë edhe më të ndjeshme kohët e fundit nga situata e re e rritjes së çmimeve, sidomos të ushqimeve dhe transportit. Finiq ka rreth 70% të banorëve të moshë së tretë, thotë Katerina Thedhori që mbulon shërbimet sociale në këtë Bashki.

“Para pandemisë dhe ne nuk e dinim se sa të domosdoshme e kishin të moshuarit ndihmën e bashkisë. Duke parë vendin nga mbyllja e pandemisë, i ra bashkisë një barrë shumë e madhe dhe ato detyra që bënin fëmijët e tyre me ilaçe, me ushqime, me gjithçka që i duhet një të moshuari, përfshirë dhe kur është i sëmurë dhe i duhen shërbime, gjithë barrën e i ra bashkisë.”

Thedhori thotë se edhe kjo periudhë pas pandemisë po shoqërohet me rritjen e çmimeve dhe të moshuarit e kanë të vështirë të përballojnë jetesën pa ndihmën e familjarëve në emigracion.

“Ato të ardhura që ata kanë, as për ilaçe nuk u dalin, pa ndihmën e fëmijëve të tyre që kanë në emigracion. Rritja e çmimeve e bën më të vështirë pozitën e tyre”.

Programi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për Shëndetin (UNFPA) po mbështet krijimin e një modeli të shërbimeve të integruara për të moshuarit në nivel lokal, i cili ka munguar deri tani. Gjirokastra është zgjedhur mes 5 bashkive të para për ndërtimin e këtij modeli thotë Elsona Agolli, Koordinatore e Programit të UNFPA-së në Shqipëri.

“Qëllimi është të fillojmë të mendojmë për ofrimin e shërbimeve të integruara të moshës së tretë , 65 vjeç e sipër.Gjirkastra është përfshirë në një projekt pilot për krijimin e modelit të integruar së bahsku edhe me bashkinë e Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe rrogozhinës. Gjirokastra ka dinamikat e saj sepse ka një mplakje të popullsisë. Disa qytete të tjera kanë ndoshta jo të njëjtën përqindje të të moshuarve siç mund të jetë dhe Gjirokastra por të gjitha bashkitë, faktikisht, siç e kanë analizuar e kanë këtë problem dhe ka një plakje të popullsisë në nivel kombëtar. Pra kemi një shtim të popullsië 65 vjeç e sipër.

Ndërsa Alban Ylli specialist në Institutin e Shëndetit Publik flet konkretisht për përpjekjet që do të bëhen në shërbimin e integruar ndaj të moshuarve që përfshin shërbimin shëndetësor dhe atë social.

“Do të kemi më shumë se 10 qendra në Shqipëri që do të kenë përveç kujdesit tradicional mejkësor (diagnozë trajtim) të ketë edhe një komponent social. Një person që identifikon të moshuarit me probleme të veçanta sociale dhe bashkëpunon me autoritetet e tjera për t'i zgjidhur ato. Ndërkohë propozojmë një model të dytë të integrimit i cili do ndodhë mes qendrave të verfikimit të problemeve në bashki me nëjsitë e kudjesit parësor në pjesën shëndetësore.

Qeveria shqiptare ka miratuar një Plan Kombëtar të Moshimit për periudhën 2020 - 2024 i cili synon t'i përgjigjet situatës që po kalon Shqipëria me emigrimin e lartë të të rinjve. Por rrethanat e krijuara, si nga pandemia ku shumë të moshuar u izoluan nga familjarët në emigracion për shkak të vështirësive të lëvijzes dhe tani nga kriza ekonomike shihet se i kane rritur edhe më tej sfidat për këtë kategori të popullsisë.

Marrë nga VOA

unfpa elsona agolli alban ylli

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para