LIVE UPDATES
Aktualitet

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, kreu i ISSH sqaron procedurat: Qytetarët do të aplikojnë në varësi të rastit që kanë!

Ai theksoi se shqiptarët që kanë mbushur moshën për pension nëse nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojnë për pension pleqërie në e-albania.

2 Korrik 2025, 14:05 Nga N.F
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, kreu i ISSH sqaron procedurat:
Hodo

TIRANË- Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka shpjeguar formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë që ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Hado u shpreh se formularët ndërmjet dy institucioneve homologe do të shkëmbehen në mënyrë elektronike duke përshpejtuar ndjeshëm procesin e përfitimit të pensioneve për qytetarët.

Ai theksoi se shqiptarët që kanë mbushur moshën për pension nëse nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojnë për pension pleqërie në e-albania. Drejtori shtoi se në e-albania është një rubrike e veçantë, që thotë nëse ke vite punë në një shtet tjetër. Atje do të klikojnë që kanë vjetërsi në Itali dhe do japin të dhënat.

Hodo shtoi se nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Sipas tij qytetari në Shqipëri nuk plotëson  kriterin e 15 viteve dhe në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Ai tha se bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend.

"Marrëveshja që ka hyrë në fuqi është gati. Që do të thotë të gjithë formularët janë dakordësuar me kolegët ne Itali, janë standardizuar dhe për herë të parë ne do të bëjmë shkëmbimin elektronik të formularëve. Që do të thotë se i gjithë komunikimi mes dy institucioneve nuk do jetë në letër, por do jetë komunikim elektronik. Pra do të shkurtohet koha e shkëmbimit të formularëve midis dy institucioneve.

Kemi hartuar edhe udhëzuesin që është edhe për punonjësit si do zbatohet marrëveshje, por edhe për qytetarët si do të aplikojnë në varësi të rastit që kanë. Po ju them ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën për pension, që është 65 vjet për burrat dhe 61 vjet e 10 muaj për gratë dhe nuk kanë mjaftueshëm vite sigurimi, nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojmë për pension pleqërie në e-albania, është një rubrike e veçantë, që thotë nëse ke vite punë në një shtet tjetër. Atje do të klikojnë që kam vjetërsi në Itali dhe do japin të dhënat. Në bazë të këtyre të dhënave ne ja kërkojmë Italisë.

Nuk është e nevojshme që qytetarët pasi të bëjnë aplikimin tek ne të vijnë të kërkojnë dokumentacion dorazi, sepse komunikimi bëhet institucion me institucion. Nuk është e nevojshme të paraqiten tek sigurimet për të marrë këto dokumente dorazi, sepse kjo do vlerë vetëm për informacionin e tyre. Nëse këto dokumente i çojnë në Itali, kolegët italiane do ti kërkojnë zyrtarisht përmes formularit të dakordësuar. Pra është një punë e dyfishtë dhe e paefektshme. Kështu që të bëjnë aplikimin në Shqipëri ose Itali sipas rastit dhe për këtë të konsultohen me udhëzuesin që kemi publikuar në faqen zyrtare dhe ta bëjnë kërkesën aty ku duhet me qëllim që koha e shërbimit të jetë e shkurtër dhe mos ketë ngatërresa.

Në rastin kur një qytetar shqiptar pavarësisht se jeton në Shqipëri apo Itali dhe ka eksperiencë në Itali, Gjermani, Turqi apo në një vend që ne kemi marrëveshje nuk ka nevojë për bashkim periudhash, sepse me 15 vite i plotëson kriteret për të marrë pension. Ne me 15 vitet e deklaruara në Shqipëri ne jemi të aftë të lidhim pensionin, kështu që nuk ka nevoje për bashkim. Bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend.

Nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Në Shqipëri nuk plotëson  kriterin e 15 viteve, në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Atëherë bashkimi i këtyre periudhave e vendos në kushtet ligjore në të dy vendet. Kur vjen puna tek llogaritja, ne do ta llogaris pensionin sipas ligjit shqiptar, vetëm për 14 vitet që ka paguar sigurime, ndërsa Italia do ta llogarisë sipas ligjit të vet vetëm për 19 vite.

Të mos keqkuptohen shqiptarët që vitet në Itali do përdoren për llogaritje edhe këtu dhe atje. Apo  edhe vitet që kanë në Shqipëri do bashkohen me ato të Italisë dhe do konsiderohen sikur janë në Itali. Jo. Do bashkohen periudhat kontributive vetëm për të plotësuar kriteret ligjore dhe secili vend pastaj do llogarisë pensionin sipas ligjit të vet bazuar në vitet e sigurimit që ka në secilin vend. Pra do marrë dy pjesë pensioni një në Shqipëri për aq vite sa ka, dhe në Itali për aq vite sa ka," tha ai.

issh marrveshja e pensioneve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj