Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bashkimi Evropian javën e shkuar i kishte bërë thirrje qeverisë Kurti për përmbajtje nga ky veprim, dhe se çdo vendim duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të preku
KOSOVË- Për qeverinë e Kosovës ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është shenjë e përkushtimit të saj që veriu dhe jugu në Mitrovicë të lidhen sa më shumë. Ambasada gjermane mendon ndryshe.
Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në vënien e gur themelit për ndërtimin e dy urave të reja në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës. Kurti tha se qeveria e tij synon ta lidhë Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut.
Pjesa veriore e Mitrovicës banohet me shumicë serbe, ndërsa ajo jugore me shumicë shqiptare. Bashkimi Evropian javën e shkuar i kishte bërë thirrje qeverisë Kurti për përmbajtje nga ky veprim, dhe se çdo vendim duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.
Paratë të investohen më mirë për nevojat qytetare
Ambasada gjermane në Prishtinë ngriti shqetësimin për veprime të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese. Ndërtimi i dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, që pritet të përfundojnë në vjeshtë, sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tregon përkushtimin e qeverisë së tij, "që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime."
Kur u pyet, se a është koordinuar paraprakisht me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave, ai tha se "gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë shprehet, se do të sillte përfitime shumë më të mëdha riorientimi i burimeve të pakta publike të Kosovës drejt prioriteteve sociale, dhe "në vend të lëvizjeve për ndërtimin e dy urave të reja, paratë mund të investohen në gjëra që e rrisin mirëqenien e qytetarëve”. Kështu është shprehur për mediet lokale, Christian Böttcher zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Gjermane.
Ajo e mbështet plotësisht thirrjen e Bashkimit Evropian drejtuar qeverisë së Kosovës që "të përmbahen nga ndërtimi i dy kalimeve të reja mbi lumit Ibër në Mitrovicë. Në vend të veprimeve të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese, siç është ndërtimi i dy urave të tjera, duhet të adresohen sfida shumë më urgjente”.
Nisma e dështuar e hapjes së Urës mbi Ibër
Vitin e shkuar Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte ndërmarrë një nismë për të hapur për qarkullim të automjeteve urën kryesore mbi Ibër, e cila që nga përfundimi i luftës ishte simbol i ndarjes së qytetit në dy pjesë, atë veriore e banuar me shumicë serbe dhe atë jugore e banuar me shumicë shqiptare. Kjo nismë u kundërshtua nga banorët e veriut dhe bashkësia ndërkombëtare.
Misioni i NATO-s në Kosovë, përkatësisht karabinierët italianë të KFOR-it, vazhdojnë të jenë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër. KFOR kishte thënë se "çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, dialog ky i cili që nga viti 2011, ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, thotë se qeveria e tij është, "për t'u hapur edhe ura kryesore mbi lumin Ibër”, dhe nga ky synim, siç thotë, "nuk heqim dorë asnjëherë”. "Prej neve është kërkuar t'i bëjmë matjet për ta vlerësuar qëndrueshmërinë e urës. I kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Se kur do të hapet ura varet edhe nga karabinierët italianë. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë karabinierët italianë, prandaj po i presim kur të binden ata, siç jemi të bindur edhe ne se ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar", tha Kurti.
Në vitin 2014, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kishte një dakordim që ura kryesore mbi lumin Ibër të hapet për qarkullim edhe të automjeteve. Sipas një plani, pas rivitalizimit të urës, hapja e plotë duhej të bëhej në janar të vitit 2017. Kjo nuk u zbatua në praktikë për shkak të tensioneve të kohë pas kohshme në veri të Kosovës dhe frikës së bashkësisë ndërkombëtare për përshkallëzim të situatës edhe ashtu të brishtë në veri të Kosovës./DW
zamir meta ne gjykate FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 36-vjeçarin, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me va...
aksidenti THUMANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor...
talo cela TIRANË- Dënimi më 18 vjet burg për Talo Çelën, lidhur me grabitjen e Rinasit, mbetet në fuqi. Vendimi i shpa...
Foto DURRËR- Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ditën e sotme për të pezulluar nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversit...
pamje nga aksidenti THUMANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Thumanë...
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurtdeda TIRANË- Gjykata e Apelit prishi vendimin ndaj Marjeta Karaj dhe e ktheu çështjen për rigjykim n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimë lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi. Gja...
Arrestimi VLORË- Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga pol...
Foto TIRANË-36-vjeçari, Zamir Meta i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur ka mbërritur sot Gjykat&eu...
Foto TIRANË- Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik dhe gusht që kanë fluksin më të lartë të...