Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftim thuhet se sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijne deri në 40 gradë Celsius.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimë lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi. Gjatë 24 orëve janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë ende aktive.
Bëhet me dije se flakët vijojnë ende në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. Sipas informacioneve të ministrisë, në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eskavator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill.
Ndërkohë ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.
Zjarri vijon ende aktiv edhe në fshatin Grazhdan të bashkisë Finiq, ndërsa flakët janë përhapur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha. Në njoftim thuhet se sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijne deri në 40 gradë Celsius.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata e zjarreve në rang vendi
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga Forcat e Armatosura. Në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan edhe 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eksakvator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill. Ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.
Në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, në fshatin Grazhdan, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, shkuan Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë me 3 automjet zjarrfikës me 10 efektivë, forca vullnetare të zonës dhe forca nga bashkiake, të cilët u angazhuan në fikjen e zjarrit, terreni e vështirëson ndërhyrjen. Gjatë natës kanë qëndruar në monitorim 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë por si pasojë e përkeqësimit të situatës gjatë natës, në mbështetje shkuan edhe 4 automjet zjarrfikës me 12 efektive nga bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Ditën e sotme vatra e zjarrit është zhvendosur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha dhe në mbështetje të forcave zjarrfikëse, në terren kanë shkuar edhe 6 forca nga shërbimi pyjor dhe 12 vullnetarë.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 255 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 2 helikopterë dhe 40 efektivë me 5 mjete zjarrfikëse dhe një traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijne deri në 40 gradë Celsius.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.
Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.
Arrestimi VLORË- Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga pol...
Foto TIRANË-36-vjeçari, Zamir Meta i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur ka mbërritur sot Gjykat&eu...
Foto TIRANË- Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik dhe gusht që kanë fluksin më të lartë të...
foto ilustruese DURRËS- Katër persona janë shpallur në kërkim në Durrës, pasi morën me forcë në makin&eum...
pamje nga elbasani ELBASAN- Janë publikuar pamje nga zjarri që vijon ende aktiv prej më shumë se 12 orësh në Elbasan. Zj...
foto nga zjarri SARANDË- Një pyll me pisha në bashkinë Finiq është përfshirë nga zjarri pasditen e djeshme. Dyshohe...
Foto PEJË- Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Pejë. Mësohet se një mjet me tr...
Viktima ITALI- Disa ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Rivaldo Rusi është vënë në pranga bashkëpunëto...
pamje nga elbasani ELBASAN- Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme, ndërsa flakët djegin mbe...
Foto ilustruese TIRANË- Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë...