LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra mjedisore, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjobit Bashkinë e Krujës

Një landfill i krijuar pa një plan të qartë, pa përmbushur kushtet specifike për një venddepozitim mbetjesh.E vetmja gjë që ka bërë Bashkia e Krujës është një projekt i gushtit të vitit 2019 me në fokus shërbim mirëmbajtje venddepozitimi mbetjesh të ngurta urbane.

6 Qershor 2025, 21:29 Nga M.B
Masakra mjedisore, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Foto nga emisioni

KRUJË- Prej dy mujash “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytete Shijak dhe Fushë Krujë. Në të dyja këto vende janë krijuar landfille për depozitimin e mbeturinave në kundërshtim me ligjin dhe jashtë çdo rregulli teknik.Bashkia e Krujës, ku bën pjesë edhe Fushë Kruja, përfshihet në qarkun Durrës dhe mbetjet duhet t’i depozitojë në ZMM e Tiranës, në Sharrë. Por bashkia në fjalë nuk e ka respektuar këtë vendim dhe ka sajuar një vend, që nuk plotëson asnjë lloj kushti për depozitimin e mbeturinave. Të gjitha plehrat e Bashkisë së Krujës hidhen në Kodër Dollak, në fshatin Kameras të Fushë Krujës.

Një landfill i krijuar pa një plan të qartë, pa përmbushur kushtet specifike për një venddepozitim mbetjesh.E vetmja gjë që ka bërë Bashkia e Krujës është një projekt i gushtit të vitit 2019 me në fokus shërbim mirëmbajtje venddepozitimi mbetjesh të ngurta urbane. Shkeljet në hartimin e këtij projekti janë flagrante, sepse edhe pse Kruja nuk ka asnjë landfill të licencuar, në projekt vendi në Kodër Dollak cilësohet si landfill në kategorinë C2. Sipas relacionit teknik të përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, afati i përdorimit parashikohej për 3 vjet deri në përfundim e venddepozitimit të mbetjeve në Tiranë, ndërsa në krye të planzbatimit kohëzgjatja ishte 5 vite. Por në fakt këto afate janë tejkaluar dhe Kodër Dollaka vazhdon të jetë një landfill që mbledh gjithë plehrat e qytetit.

Kompania, e cila është kontraktuar nga bashkia e Krujës për mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve, është Alba Konstruksion, që disponon vetëm leje mjedisore të tipit C, që është shfuqizuar dhe për landfille duhet leje e tipit A ose B. Por këto leje nuk janë miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për vendodhjen Kodër Dollak. Gati një muaj pas vëzhgimit të parë të kryer mga “Piranjat”,  më datën 20 maj 2025, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer një inspektim pikërisht në Kodër Dollak, fshati Kameras në Fushë Krujë. Pas këtij inspektimi, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit konstatoi gjithsej tetë shkelje. Ky institucion ka evidentuar se Bashkia e Krujës nuk disponon leje mjedisore për vendgrumbullimin e mbetjeve në Kodër Dollak.

Duke u bazuar në ligj, mbetjet nuk duhen përzier me mbetje ose materiale të tjera që kanë veti të ndryshme nga të tyret. Por as kjo pikë nuk është respektuar pasi janë vërejtur përzierje të mbetjeve me veti të ndryshme. Ndër të tjera në proceverbal, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shkruan se Bashkia Krujë në venddepozitimin e paligjshëm në Kodër Dollak nuk disponon infrastrukturë për të asgjesuar mbetjet e parikuperueshme me operacione të sigurta asgjesimi. Ligji ka parashikuar se mbetjet duhet të transportohen me mjete që janë të licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencave në nënkategorinë III. 2. B.

Ndërkohë IKMT ka konstatiar se mjetet e bashkisë i transprtojnë mbetjet pa qenë të pajisur me licencat përkatëse. Procesverbali e bën të qartë njëherë e mirë se mbetjet në Kodër Dollak po hidhen në një vend të ndaluar, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, sepse në asnjë mënyrë nuk lejohet grumbullimi i mbeturinave në zonat publike, parcelat bujqësore, pranë kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në cdo vend tjetër ku dëmtohen tokat, bimët dhe kafshët. Për të gjitha këto shkelje Bashkia e Krujës rrezikon të dënohet me disa gjoba, të cilat shkojnë në total 44 milionë lekë minimumi, ose 75 milionë lekë maksimumi. Në lidhje me këtë skandal “Piranjat” u përpoqën të kontaktonin me kryetarin e Bashkisë së Krujës dhe për disa ditë me radhë e kërkuan në institucion, por ai nuk u paraqit./ Piranjat

kruje

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Qershor 2025, 18:14 M.B

Sulmohet faqja e "Piranjave" në Instagram

Foto ilustruese TIRANA- Faqja zyrtare e emisionit investigativ "Piranjat" në Instagram është sulmuar. Vetë stafi i emisionit b&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj