LIVE UPDATES
Aktualitet

Zyrtari italian: Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Magale ka thënë ndër të tjera se në Milano nuk ka më grabitje të mëdha me maska apo atentate të terrorizmit politik të viteve ’70 dhe ’80, por kanë dalë në pah realitete të reja kriminale shumë të rrezikshme, sipas tij, përveç ‘Ndrangheta-s, tashmë është edhe mafia shqiptare.

6 Qershor 2025, 20:32 Nga M.B
Zyrtari italian: Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në
Bruno Megale

ITALIA- Kuestori italian Bruno Magale ka dhënë një intervistë për revistën javore ‘Famiglia Cristiana’ ku ka thënë ndër të tjera se ‘Ndrangheta' dhe mafiet shqiptare janë fytyra e re e krimit në Milano. (Kusetor është në sistemin administrativ italian komisioneri i policisë, një autoritet i sigurisë publike me juridiksion provincial dhe përgjegjës për një seli policie)

Megjithëse në mediat italiane që raportojnë për intervistën në fjalë, nuk përshkruhen me shumë detaje konkrete operacionet e mafies shqiptare, përmendja e saj nga një figurë e lartë e policisë si një nga ‘realitetet kriminale të reja dhe veçanërisht të rrezikshme’ është treguese për rolin në rritje të kësaj mafie në: trafikun e kokainës dhe drogës sintetike, kontrollin e zonave të jetës së natës, pjesëmarrjen në strukturat ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Kjo lloj përfshirjeje përputhet me raportimet e mëparshme nga antimafia italiane, që identifikojnë mafien shqiptare si aleate apo bashkëpunëtore të grupeve si ‘Ndrangheta' dhe 'Camorra' në trafik droge, armësh dhe emigracion të paligjshëm.

Magale ka thënë ndër të tjera se në Milano nuk ka më grabitje të mëdha me maska apo atentate të terrorizmit politik të viteve ’70 dhe ’80, por kanë dalë në pah realitete të reja kriminale shumë të rrezikshme, sipas tij, përveç ‘Ndrangheta-s, tashmë është edhe mafia shqiptare.

Artikulli nga "Corriere della Calabria":

Pak më shumë se një vit më parë, ai kishte përshëndetur qytetin e tij të lindjes, Reggio Calabria, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në luftën kundër krimit, përfshirë edhe atë të organizuar. Tani, pas rreth një viti në krye të Drejtorisë së Policisë së Milanos, është koha për të bërë një bilanc për Bruno Megale, i intervistuar nga revista javore ‘Famiglia Cristiana’.

I lindur në Reggio Calabria në vitin 1966, Megale konsiderohet një nga ekspertët më të mëdhenj në antiterrorizëm. Në fillim të karrierës së tij ka punuar për 10 vjet në Brescia dhe ka qenë drejtues i Digos-it të Milanos, si dhe ka shërbyer si questor i Caltanissettas, duke qenë questori më i ri në Itali.

"Në Milano shitet gjithçka"

"Nuk është më ‘mala’ e Turatellos apo të Epaminondës, grabitjet e mëdha me maska apo atentatet e terrorizmit politik të viteve ’70 dhe ’80," thotë kuestori i Milanos Bruno Megale për Famiglia Cristiana. "Në këtë kontekst po dalin në pah realitete të reja kriminale shumë të rrezikshme, përveç ‘Ndrangheta-s, si p.sh. mafia shqiptare".

Ai vazhdon: "Milano është gjithashtu qyteti i 300 mijë studentëve universitarë që ndjekin nëntë universitete, rreth 17,8% e banorëve. Kjo do të thotë se nuk kemi më vetëm katër apo pesë zona për jetën e natës si dikur."

Pasojë e drejtpërdrejtë, sipas Megale-s, është se në Milano shitet çdo lloj droge: kokainë, droga sintetike, pilula të llojeve të ndryshme, madje edhe ‘droga etnike’ si shaboo, një metanfetaminë shumë e fuqishme, tepër e rrezikshme dhe të kthen në vartës. "Po rikthehen madje edhe disa drogëra që ishin harruar, si heroina."

"Droga qarkullonte edhe në dy tribunat e San Siros"

I pyetur për mënyrat se si arrin droga në Milano, ish-kuestori i Reggio Calabrias shpjegon:

"Ka rrugë të ndryshme. Kur isha në Reggio Calabria, kemi pasur shpesh të bëjmë me portin e Gioia Tauro, i cili, krahas aktiviteteve normale tregtare, funksiononte si një qendër hyrjeje për kokainën që i vihet në dispozicion ‘Ndrangheta-s. Në vitin 2023, në Kalabri janë sekuestruar 23 tonë kokainë. Sigurisht që jo të gjitha ishin për tregun italian, por kjo tregon fuqinë e organizatës. Trafiku i drogës vazhdon të jetë motori ekonomik i krimit në Milano."

Ai shton: "Droga qarkullonte edhe në dy tribunat (ultras) të stadiumit San Siro, siç treguan hetimet tona të koordinuara nga Prokuroria në lidhje me vrasjen e Belloço-s, një figurë e rëndësishme e ‘Ndrangheta-s. Hetimet çuan në dhjetëra arrestime. Tifozeria ultras është dominuar nga këto grupe që përmes dhunës kanë marrë kontrollin e të gjitha mundësive të biznesit që ofronte vetë tribuna."

"Tani ‘Ndrangheta’ përdor edhe kriptovalutat"

Megale thekson: "Milano nuk është Gotham City: është një metropol kompleks, ku falë punës së përbashkët të forcave të rendit, kriminaliteti po bie. Nuk ka lagje ku policia nuk arrin, kontrolli i territorit është i plotë."

Por rikthehet të flasë për praninë e mafies kalabreze në kryeqytetin ekonomik të Italisë:

"Mafiet kanë përfituar nga kriza e aktiviteteve tregtare për shkak të Covid-it për të hyrë në indin ekonomik përmes fitimeve të mëdha nga trafiku i drogës. Kanë blerë dyqane, kanë marrë biznese në vështirësi, janë futur në shumë sektorë të tregut. Tani ‘Ndrangheta’ lëviz edhe përmes kriptovalutave. Në komisariatin tonë kemi një seksion të veçantë që merret me këto lloj trafiqesh."

bruno megale

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Qershor 2025, 18:14 M.B

Sulmohet faqja e "Piranjave" në Instagram

Foto ilustruese TIRANA- Faqja zyrtare e emisionit investigativ "Piranjat" në Instagram është sulmuar. Vetë stafi i emisionit b&eum...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit