LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Mashtrimet në Call Center, SPAK kërkon konfiskimin e mbi 2 mln euro pasuri të kokave të grupit kriminal

Mici dhe Domi janë subjekt i hetimit pasuror, ku janë identifikuar një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të personave nën hetim dhe personave të lidhur me ta.

3 Mars 2026, 13:16 Nga E. D
EMRAT/ Mashtrimet në Call Center, SPAK kërkon konfiskimin e mbi 2 mln
SPAK

TIRANË- SPAK ka paraqitur në gjykatë kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të shtetasve Jusel Mici dhe Mendim Domi. Mici dhe Domi janë subjekt i hetimit pasuror, ku janë identifikuar një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të personave nën hetim dhe personave të lidhur me ta.

SPAK bën me dije se këto pasuri rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen si produkt i veprimtarisë kriminale. Totali i vlerës së pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi arrin në vlerën e 2 milionë eurove. Jusel Mici dhe Mendim Domi janë dy organizatorët e grupit kriminal të “Call Center” që u vodhi miliona euro evropianëve.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;
Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;
Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;
Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;
Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;
Automjete të markave BMW dhe Audi;
Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;
Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

Njoftimi i SPAK

Në vijim të njoftimit tonë të datës 7.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.1 datë 7.2.2025 të Gjykatës së Posaçme, në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj shtetasve J.M dhe M.D.

Të dy shtetasit janë subjekte të hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 dhe po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021 për veprat penale* (shih shënimin për gazetarët).

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 3.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Si rezultat i hetimeve të kryera, pasuritë e sekuestruara rezultuan  të pajustifikuara nga burime të ligjshme, për të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;

Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;

Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;

Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;

Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;

Automjete të markave BMË dhe Audi;

Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;

Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

Totali i të gjithë vlerës së pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi  për shtetasit J.M. dhe M.D. si dhe personat e lidhur me ta është: 1,976, 870(një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) euro dhe  9,330,062(nëntë milionë e treqind e tridhjetë mijë e gjashtëdhjetë e dy) lekë.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (|SPAK) mbetet e angazhuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj