Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu njoftohet se çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë dhe do të shitet me 189 lekë/litri.
TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se çmimi i naftës është ulur me 3 lekë dhe do të shitet me 199 lekë/litri. Gjithashtu njoftohet se çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë dhe do të shitet me 189 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, i cili do të vazhdojë të shitet me 69 lekë.
Njoftimi:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 858, -8 nga data 30.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 861, -30 nga data 30.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 107.36 (+ 0.09 nga data 30.01.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Herën e fundit Bordi i Transparencës është mbledhur 2 ditë më parë dhe vendosi që nafta të tregtohej me 200 lekë për litër, benzina të tregtohej me 199 lekë për litër si dhe gazi me 69 lekë për litër.
Foto Ilustruese CËRRIK- Një person është arrestuar ditën e sotme në Cërrik për vjedhje. Mësohet se në...
Ibrahim el Salih TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar tre vite burg për Ibrahim Lekicën i njohur edhe me emrin Ibrahim ...
TIRANE- 2 javë pasi u arrestua nga SPAK, (Prokuroria e Posaccme) me akuzën se kishte shpërdoruar detyrën duke i dhënë 1.2 milion...
Qerim Ismailaj në GJKKO TIRANË- Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga Gjykata e Posaç...
Policia TIRANË- Tre shoferë janë proceduar në kryeqytet pasi ofronin shërbim “Taxi”, duke fshehur të ardhura...
Svetlana Timofeeva TIRANË- Ditën e sotme është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Elbasanit për ekstradimin e 33...
Inceneratori TIRANË- Ditën e sotme ka dështuar për herë të dytë seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ...
Kamerat TIRANË- 9 kamera të paligjshme janë çmontuar në qarkun e Lezhës dhe një person është nën hetim ...
Aksident TIRANË-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Kastriotët&r...
Para TIRANË- Një 27-vjeçar është proceduar ditën e sotme pasi është zbuluar me një shumë parash të...