Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka ...
Aktualitet
Gjykata ndryshon masën e sigurisë, arrest shtëpie për Arlind Gjokutajn dhe 2 të arrestuarit e tjerë
Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbaruesi ranë në pranga, nën akuzën nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm.
2 Shkurt 2023, 12:32Nga f.g
TIRANE- 2 javë pasi u arrestua nga SPAK, (Prokuroria e Posaccme) me akuzën se kishte shpërdoruar detyrën duke i dhënë 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Në seancën e sotme, Gjokutaj shkoi në sallë, ndryshe nga hera e shkuar, ku u deklarua se ishte sëmurë. Bashkë me të, në arrest shtëpie dolën edhe dy të arrestuarit e tjerë, Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha.
Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbaruesi ranë në pranga, nën akuzën nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm. Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale dhe më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave pa i pyetur për faktin dhe pa bërë një ballafaqim mes palëve./Dosja.al