LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’/ Gjokutaj s’paraqitet në gjykatë, i shtruar në spital për probleme me zemrën

•Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur ditën e sotme në seancë. •Prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te ‘Kardiokirurgjia’ për shkak të problemeve të tij me zemrën. •Gjokutaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është arrestuar pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. •Ai ka shfaqur probleme shëndetësore rreth dy ditë më parë. •Seanca do bëhet pa praninë e Gjokutajt dhe do përfaqësohet nga avokatët. •Së bashku me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe  përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj. • Gjykata i la sot të tre në burg •Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. •Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim, por skema e mashtrimit u pikas. Atyre do u konfirmohet masa e sigurisë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Në pranga për shpërdorim detyre, Gjykata lë në burg Gjokutajn, Rulin dhe Hoxhën

Nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’/ Gjokutaj
Te arrestuarit

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesin Alban Ruli dhe drejtorin juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhajn.

Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi shfaqi probleme kardiake dhe ndodhet në spital aty ku po merr trajtimin.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbaruesi ranë në pranga të mërkurën, nën akuzën nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm. Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale dhe më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave pa i pyetur për faktin dhe pa bërë një ballafaqim mes palëve.

3 VITE ME PARE

U arrestua për shpërdorim detyre, shtyhet masa e sigurisë për sekretarin e përgjithshëm të Financave

Nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’/ Gjokutaj
Arlind Gjokutaj

TIRANË- Ditën e sotme ishte planifikuar që të zhvillohej seanca për masën e sigurisë për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj. Mirëpo, masa e sigurisë u shty me një orë. Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve të ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe më pas është transportuar në spital.

Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm drejtori i personelit në Ministrinë e Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues. Sipas prokurorisë, këta persona kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ 1.2 mln euro dëm shtetit, si e presin masën e sigurisë duke qeshur 2 të arrestuarit e MF, Arlind Gjokutaj do të mësojë lajmin nga spitali

Nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’/ Gjokutaj
Alban Ruli duke qeshur

TIRANE- Arlind Gjokutaj, 42 vjeç do e mësojë masën e sigurisë që do të caktojë sot për gjykata e Tiranës nga krevati i një spitali. Fill pas arrestimit, Gjokutaj mungon sot në gjykatë pasi prej dy ditësh ai është shtruar në spital për shkak të problemeve të tij me zemrën. 

Sot në gjykatë kanë mbërritur  Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat. Ruli e ka marrë me sportivitet arrestimin dhe siç shihet në foto është shfaqur i qeshur dhe në humor të mirë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mashtrim 1.2 mln € në dëm të shtetit/ Gjokutaj shfaq probleme me zemrën, prej 2 ditësh i shtruar te 'Kardiologjia'

Nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’/ Gjokutaj
Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli

TIRANË- Arlind Gjokutaj, i akuzuar për mashtrim 1.2 mln € në dëm të shtetit është shtruar në spital. Mësohet se 41-vjeçari, i cili duhet të ishte paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për t'u njohur me masën e sigurisë për veprat e kryera, ka pasur probleme kardiake. Prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te ‘Kardiokirurgjia’ për shkak të problemeve të tij me zemrën.

Ditën e sotme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve në Ministrinë e Financave. Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat. Ka qënë avokati i Gjokutajt, ai i cili bëri të ditur në sallë se klienti i tij ndodhet në spital, pasi ka shfaqur probleme kardiake.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u arrestua tre ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Në pranga janë vënë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë. 

Si funksiononte skema? Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit. Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompesim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë  e motres së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë. /Dosja.al

arlind gjokutaj fatmir hoxhaj alban ruli

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje