23 Korrik 2022, 10:15
Nga A.B
Kanabis
FIER- Vëllezërit Sako janë vënë në pranga nga policia pas finalizimit të operacionit 'Zhavar'. Trifon Sako, Ermir Sako, Ilia Sako, Altin Sako në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Mujalli në zonën e quajtur 'Nikas'. Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim dhe 21-vjeçarin Dhionis Sako.
NJOFTIMI:
Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar "Zhavar". Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre. Në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar "Zhavar", gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur "Nikas", në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier. Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit A. S., shtetasi Dh. S., 21 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi F. G., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
kanabis ne fier trifon sako ermir sako ilia sako altin sako
Aktualitet
23 Korrik 2022, 09:55
A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm pozitiv për të gjithë qytetarët shqiptarë. Duke the...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 09:52
A.B
Pashaporta
TIRANË- Arrestime në Rinas. Forcat blu bëjnë të ditur se janë ndaluar dy persona me origjinë nga Siria. Konkr...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:39
A.B
Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preci
KURBIN- Klisman Preci dhe Ylli Brahimi u ndoqën këmba-këmbës nga autorët. Mbrëmjen e djeshme,...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:31
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
KURBIN- Disa persona janë shoqëruar nga policia e shtetit në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e d...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 08:14
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë foton e mjetit t&...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 07:38
A.B
Makina
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet nga brenda makinës së djegur të atentatorëve të cilët qëlluan ndaj Klism...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 07:25
A.B
Blendi Fevziu
TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka hasur një problem teksa ishte duke shkuar rrugës për jug. Në aksin Vlor&eum...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 07:13
A.B
Plazh
TIRANË- Territori i Shqipërisë mbetet me temperaturat e larta edhe sot duke bërë që të jenë disa gradë m...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 01:31
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri janë ngritur akuza në lidhje me disa prona të forcave të armatosura nga ish-drejtuesi i forcave d...
Aktualitet
23 Korrik 2022, 01:09
k.m.
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi
MILOT- Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë t...