All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Hetime dhe debate mbi koncesionet me pronat e ushtrisë

Ai thotë se ata kanë lejuar ndërhyrje në disa prona të veçanta për të cilat duhet marrë më parë miratimi i Presidentit. Zëri i Amerikës i ballafaqoi pretendimet e tij me ato të institucioneve shtetërore dhe sjell materialin në vijim.

23 Korrik 2022, 01:31 Nga k.m.
Zëri i Amerikës: Hetime dhe debate mbi koncesionet me pronat e
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Në Shqipëri janë ngritur akuza në lidhje me disa prona të forcave të armatosura nga ish-drejtuesi i forcave detare, Artur Meçollari. Në dy padi të depozituara prej tij në Prokurorinë e Posaçme, thuhet se zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën. Ai thotë se ata kanë lejuar ndërhyrje në disa prona të veçanta për të cilat duhet marrë më parë miratimi i Presidentit. Zëri i Amerikës i ballafaqoi pretendimet e tij me ato të institucioneve shtetërore dhe sjell materialin në vijim.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka çelur hetime paraprake mbi dy kallëzime penale të bëra në mars dhe prill të vitit të 2021 nga Artur Meçollari, ish-drejtues i lartë i forcës detare. Në to përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish - zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zoti Meçollari i akuzon ata, se kanë kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me dy aktivitete private të lejuara në pronat në Planin e Vendosjes dhe të Përhapjes, siç njihen zonat ku janë të dislokuara forcat detare. (Këto prona janë pjesë e strukturës dhe kërkesave operacionale të Forcës Detare) Çdo ndryshim i këtyre pronave bëhet me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet nga Presidenti. Zoti Meçollari, në dy kallëzimet e tij, thotë se ndryshimet në plan janë bërë pa marrë miratimin e Presidentit.

“Njëra padi është për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien me qera të të gjithë bazës detare të Limionit Sarandë, duke mos lënë asnjë asnjë metër katror për forcën detare, dhe e dyta është për bazën detare të Shëngjinit, ku është ndërtuar brenda pronës që ndodhet në planin e vendosjes dhe të përhapjes të Forcës Detare, që është e ndaluar kategorikisht me ligj”- tha për Zërin e Amerikës Artur Meçollari, ish Zv. Komandant i Forcës Detare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në lidhje me dhënien me qira të bazës detare në gjirin e Limionit Sarandë, rezulton se në vendimin numër 514 të Këshillit të Ministrave, parashikohet dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro /kontrata ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 265 mijë metër katror. Brenda këtij territori ndodhet dhe një pronë me sipërfaqe rreth 39 mijë metra katror me numër 696, që sipas Zotit Meçollari, bën pjesë në planin e vendosjes dhe të përhapjes, për dhënien me qera të së cilës, duhet marrë më parë miratimi i Presidentit të Republikës. Në projekt-kontratën që Zëri i Amerikës siguroi përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përveç ushtrimit të veprimatrisë në fushën e turizmit për 20 vjet, parashikohet dhe ndërtimi nga shoqëria qiramarrëse, i një bankine për forcat detare në gjirin e Limionit në Sarandë. Ish drejtuesi i lartë i Forcës Detare, Artur Meçollari thotë, se në kohën kur ai ishte ende në detyrë, ka patur një propozim të forcës detare për çështjen e bazës por që nuk është marrë në konsideratë.

“Meqë pala kontraktore propozonte ndërtimin e një baze të re “pro buono” për forcat e armatosura, atëherë dhe forcat detare bënë kërkesën që ajo të ndërtohej më e vogël në sipërfaqe se ajo aktuale dhe pjesa tjetër të jepej me qera. Por për këtë duhej të kalonte patjetër për miratim nga Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. VKM Nr. 54 nuk mund të jetë bazë ligjore, për dhënien me qera të sipërfaqes prej 39.446 metër katror, pjesë e planit të vendosjes dhe përhapjes”- tha për Zërin e Amerikës Artur Meçollari, ish Zv. Komandant i Forcës Detare.

Në përgjigje të interesimit të Zëri i Amerikës pranë Presidentit të Republikës, lidhur me dhënien me qera të kësaj prone të ushtrisë, thuhet se “Institucioni i Presidentit të Republikës, nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Minstria e Mbrojtjes për nxjerrjen jashtë planit të vendosjes dhe përhapjes të FA të pronës nr. 696 (Baza Detare Ndihmuese, Limion, Sarandë)”. Sipas zyrës së Presidendit kjo pronë me sipërfaqe 39.446 m² figuron brenda planit të vendosjes dhe përhapjes së FA.

Në përgjigjen e Presidentit ngrihet shqetësimi për “situatën e pronave brenda planit të vendosjes dhe përhapjes të FA, si dhe statusin e tyre të ndryshuar në kundërshtim me ligjin”.

Zëri i Amerikës iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes, në lidhje me bazën ligjore të dhënies me qera të pronës nr. 696 me sipërfaqe rreth 39 mijë metra katror, në Gjirin e Limionit në Sarandë. Në përgjigjen zyrtare thuhet se ajo është dhënë me qera bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 54, të vitit 2014 që përcakton kritere dhe proçedura për dhënien me qera të pasurive shtetërore.

Ministria e Mbrojtjes sqaron më tej, “se dhënia me qera e bazës detare në Limion Sarandë, mbështetet në vendimin e mësipërm të KM, pasi në Ligjin ku Presidenti bazohet për miratimin e planit përhapjes nuk parashikohen proçedurat e dhënies me qira të pronës shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes”.

Nga ballafaqimi i dy përgjigjeve rezulton se Ministria e Mbrojtjes dhe e Presidenti i Republikës bazohen në dy akte ligjore të ndryshme për dhënien me qera të pronës me nr. 696, në bazën detare të Limionit në Sarandë.

Veç rastit të Limionit ish Zv. Komandat i Forcës Detare Artur Meçollari, ka depozituar dhe një padi të dytë në SPAK, lidhur me ndërtimin e një objekti, nga një subjekt privat, në një pronë të Forcës Detare, pjesë e planit të përhapjes në bazën detare të Shëngjinit. Zoti Meçollari ngre shqetësimin, se si u lejua që të kryheshin punime intensive për 4 muaj nga nëntori 2020- mars 2021, brenda një baze që ruhet nga roje të armatosura.

“Padia ime për Shëngjinin përfshin shpërdorim detyre për drejtues të Forcave të Armatosura, Forcës Detare dhe të Policisë Ushtarake, pasi në një periudhë 4 mujore, nga nëntori 2020- mars 2021, është lejuar me vetëdije, ndërtimi i një objekti 4 katësh brenda pronës së Forcës Detare, në planin e vendosjes dhe përhapjes. Ligji për kthimin e kompensimin e pronave e ndalon kthimin e pronës në planin e përhapjes, që miratohet nga Presidenti” - vijoi Artur Meçollari, ish Zv. Komandant i Forcës Detare.

Zëri i Amerikës iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes për të mësuar se si u lejua ndërtimi për 4 muaj i godinës 4 katëshe në një pronë të ushtrisë, pjesë e planit të përhapjes. “Në përgjigje thuhet se Ministria e Mbrojtjes ka ndjekur të gjitha proçedurat ligjore, për të penguar ndërtimin e saj, dhe se ka kallëzuar penalisht institucionet që kanë kthyer këtë pronë dhe kanë dhënë leje ndërtimi”.

Mbi dy paditë e Zotit Meçollari, për dhënien me qera të gjiut të Limionit Sarandë dhe ndërtimin e një godine private në bazën e Shëngjinit duke prekur sipas tij, planin e vendosjes dhe të përhapjes pa miratimin e Presidentit të Republikës, Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Prokurorsë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, e cila konfirmoi se mbi këto padi kanë nisur hetimet paraprake dhe se deri tani nuk ka asnjë person nën hetim./VOA

pronat e ushtrise

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën