LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbushën Pukën me kanabis, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, 17 të pandehur, mes tyre efektivë e zyrtarë

Sipas SPAK, kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme.

11 Tetor 2022, 09:56 Nga F.M
Mbushën Pukën me kanabis, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për grupin e structural kriminal prej 17 anëtarësh në Pukë. Në njoftim bëhet me dije se banda drejtohej nga Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola, të cilët organizonin punën e kultivimit të kanabisit në Pukë me qëllim shitjen më pas të saj. Sipas SPAK, kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme.

Veprimtaria kriminale, sipas SPAK, ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve. Ky grup, shton organi i akuzës, ka patur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore. Më konkretisht është provuar që ata kishin mbështetjen e Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë.

NJOFTIMI I PLOTË:

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.251/2020”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 251, të vitit 2020 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të pandehurve:

1. Leon Ndrecaj akzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal; si dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;

2. Gjin Kola dhe Ilir Prengaj akzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal;

3. Miri Rrapi, Zef Lalaj, Danjel Lalaj, Gentian Ndoj (Marinaj), Tanush Lekgegaj, Aleks Këdheli, Tor Sherri (Vitor), Leonard Kola, Ylli Veshi, Gentjan Stafa (Lalaj), Samuel Marku, Eriglen Sulaj, Kastriot Bicukaj dhe Hilë Marnikollaj akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal,në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë pjesë e këtij grupi duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj.

Grupi kriminal ka patur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë.

Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve.

prokuroria e posacme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar spak

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit